Zgjedhjet e të dielës në Gjermani, prodhuan rezultatin më të ngushtë që nga viti 2005, Social Demokratët mundën ngushtë CDU-CSU me vetëm 1.6%. Megjithatë, asnjë parti nuk ka vende të mjaftueshme për të krijuar një shumicë dhe tre parti ka të ngjarë të jenë të nevojshme për të formuar një koalicion.
Dhe të Gjelbrit dhe FDP do të vendosin se cila parti do ta ketë kancelarin dhe pa këto parti, vështirë se mund të formohet një qeveri. CDU/CSU kanë nevojë për të dyja, dhe SPD ka nevojë për to. Kjo tregon edhe trendin që po merr politika gjermane , ku votuesit po largohen nga dy partitë kryesore drejt partive më të vogla. Tani janë pesë parti politike me nga 10 në 25 përqind të votave, duke e bërë krijimin e koalicionit shumë më të vështirë dhe "fitorja e ngushtë" e SPD nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të qeverisë.
Duke qenë se Të Gjelbrit dhe Liberalët do të jenë vendimtar në përcaktimin e Koalicionit të ri qeverisë janë ngritur shumë pikëpyetje sesa mund të funksionojnë së bashku e gjelbra dhe e verdha
Ku ndryshojnë dhe ku ngjasojnë Liberalët dhe të Gjelbrit?
- Politika e Taksave
FDP e përjashton ngritjen e taksave dhe bën thirrje për uljen e tyre. Të Gjelbrit duan të rrisin normën maksimale tatimore dhe të rrisin edhe taksën e trashëgimisë për shtetin.
- Drejtësia Sociale
Të Gjelbrit kërkojnë vendosjen e një pagë minimale ligjore, më shumë ndihmë për të ardhurat bazë për punëkërkuesit, një sigurim bazë shtetëror për fëmijët. FDP nuk do t'i mbështesë të gjitha këto propozime madje kërkon ta zbusë mbrojtjen nga pushimi nga puna.
- Klima
Të dyja partitë janë në favor të politikave klimaterike, por ndryshojnë mënyrat e bërjes. Të Gjelbrit duan ta arrijnë këtë me fondet shtetërore dhe të ndalojnë disa gjëra në të ardhmen, për shembull motorët me djegie. FDP mbështetet në inovacionin dhe iniciativën e vetë industrisë.
- Digjitalizimi
FDP dhe të Gjelbrit bien dakord se digjitalizimi mund të nënkuptojë gjithashtu një cenim të të drejtave qytetare dhe se gjithashtu duhet të ketë mekanizma mbrojtës në këtë fushë.
- Martesa
Ata mbështesin të gjitha martesat dhe janë në favor të abortit.
- Politika e jashtme
Të dy duan më shumë kontakte me Rusinë, por lidhjet e Gjermanisë me Perëndimin duhet të ruhen me çdo kusht.
- Emigracioni
Për imigrimin, të dyja palët bëjnë thirrje për një marrje më të lehtë të nënshtetësisë, FDP duke parë përfitimet në aspektin ekonomik ndërsa Të Gjelbërit duan nënshtetësi të dyfishtë dhe të drejtën lokale të votës për emigrantët.