Zgjedhjet në Greqi, 7 shqiptarët në garë asnjë mandat! Avokati Guri: Emigrantët historikisht kanë votuar partinë në pushtet

22 Maj 2023, 17:24| Përditesimi: 22 Maj 2023, 17:29

  • Share

Në zgjedhjet e 21 majit në Greqi, asnjë nga 7 shqiptarët që ishin në garë nuk kanë arritur që të siguronte një mandat deputeti. Shkak për këtë duket se është bërë fakti që shumë shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në votime dhe renditja në lista është një tjetër faktor. Njohësi i ligjit grek Etmond Guri në një komunikim live me Report TV tha se shqiptarët nuk arritën të marrin një mandat deputeti. 

“Fatkeqësisht nuk ka një të zgjedhur”, thotë Etmond Guri, avokat shqiptar në Athinë

Fatos Malaj, Niko Bilika kandiduan për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari garuan me “Syriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi ishte kandidati i Partisë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami në Athinë me nismën “MERA 25”. Sipas Gurit emigrantët kanë votuar tradicionalisht qeverinë në pushtet.

Gazetari dhe avokati Guri veçon se e majta greke doli e dobësuar në këto zgjedhje duke marrë një goditje të rëndë. Ndërsa vërehet një përforcim i PASOK.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit kanë marrë pjesë vetëm 8 mijë shqiptarë nga mbi 126 mijë që janë në të gjithë Greqinë me pasaporta greke. Ndërkohë fituesi më i madh i zgjedhjeve Mitsotakis do të çojë vendin sërish në zgjedhje duke mos pranuar formimin e koalicioneve duke kërkuar 25 qershorin si datë, por ende nuk ka një vendim nëse do pranohet kjo datë apo do ngelet 2 korriku për raundin e dytë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?