Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk

25 Korrik, 21:56| Përditesimi: 25 Korrik, 23:01

  • Share

Në Himarë pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale më datë 4 gusht. Në Frontline u debatua mbrëmjen e sotme me të ftuarit e Marsela Karapanços se kush do ta fitojë bashkinë më të kontestuar në Shqipërinë.

Marin Sula përfaqësues i Omonias shprehet se e gjithë administrata ka zbarkuar në Himarë dhe fshatra për të siguruar fitoren e Vangjel Tavos.

'Në facebook e Tavos do shikoni në takimet e tija, gjysmën e administratës së Vlorës. Këtu ka më tepër polica civilë se sa banorë. Këtu ka zbritur shërbimi? Kanë ardhur dhe forcat pushtuese turke të marrin Himarën. Një servil rilindas ka emër dhe mbiemër dhe i kemi bërë fotografi. Nuk ka asnjë asnjë shtetas grek të shtuar. Himarjotët do dynden të votojnë kundër Edi Ramës. Do më uroni për fitoren. Tre pika: zero lekë të vjedhura himarjotëve, zero prona të vjedhura himarjotëve, punë dhe dinjitet.'

Gazetari Reldar Deda thekson se Himara ka nevojë për një kandidat që lidhet me zonën.

'Ka humbur përfaqësimi, nuk mund të vijë një kandidat nga një vend tjetër. Duhet një kandidat që lidhet me zonën. Nuk mund të bësh pis dhe nuk mund të gjykosh se është futur tendenca negative për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.'

Suli më pas i jep një përgjigje akuzave për pretendimet e Greqisë në këto zgjedhje, sa i përket asaj që ata e quajnë Vorio Epiri.

'Nuk besoj se nuk mund të gjenim një kandidat më të mirë se një himarjot, ka cilësitë që thashë unë. Nuk ka vjedhur një metër tokë. Nuk ka abuzuar me djersën e balliut të askujt tjetër. Petro Gjikuria është njeri i Himarës, dhe në Himarë ka shqiptarë grek. Dokrrat e Vorio Epirit janë të shpifura që i thonë ata të rilindjes. Janë servila rilindas. Vorio epiri nuk është në agjendë të asnjë kandidati. Abuzimi me përkthimin nga greqishtja, pasi Epiri i Veriut është lokacion gjeografik. Ne po votojmë administratorin e halleve të Himarës.'

Gazetari Flogert Muça shikon në këtë situarë një politikë nacionaliste nga Greqia që do ta mbajë ndezur vatrën në Himarë.

'Gjuha është shpikur për të thënë të vërtetën. Si njeri i komunikimit kam detyrë të bëjë dekriptimin e asaj që thuhet dhe nuk thuhet. Ato që janë premtime elektorale, që thoni ju me një kandidat si suli apo Dhuli mund të ishin premtime normale. Profili i kandidatëve, është domethënia e gjithçka që po ndodh. Një lojë shahu. Nuk po përplaset Gjikuria me Tavon. Por Shqipëria dhe Greqia. Ka një përplasje jo mes shqiptarëve dhe grekëve. Por mes politikës greke dhe Shqipërisë. Qartazi, kemi një politikë nacionaliste, që do të mbajë një vatër të dukshëm ndezur në Himarë. Kemi një Ed Ramë që ka bërë një hap pas. Ka lëvizur gurin e shahut për ti thënë Greqisë që nuk jam për luftë por për paqe.'

Analisti Poli Hoxha e shikon tashmë se tensionet janë sheshuar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

'Një ndeshje e parapërcaktuar edhe në SHBA dhe Athinë dhe në Tiranë. Janë ulur përplasjet që krijoi Beleri. Beleri mund të mos kthehej fare dhe të kërkonte azil politik. Nuk e kërkoi. Po të bësh deduksion. Pranoi atë që i ka mbetur. Këtu në Shqipëri nuk u tregua shumë ekstremist. Gjikuria i vajti prapa Belerit. Nuk shikoj një nxehtësi të madhe. Himara ka problem pronën. Është vjedhur sistematikisht. Ka raste flagrante. Këtë nuk e zgjidh kryetari i bashkisë. Ka një problem tjetër. Qeveritë i kanë mbajtur peng himariotët. Nuk i japin certifikatat. Ai vend ka nevojë që ata të gjithë të jenë të pasur. Po nuk i dhe certifikatën tjetër, është pronë e vdekur.'

Deputeti Agron Duka u shpreh disi skeptik pasi dy kandidatë jo himarjot kandidojnë për Himarën.

'Janë zgjedhje vendore, po kthehen në politike. Të dy janë importi. Janë gabime të politikës. Tavo ka ardhur për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë dhe këta i përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ne mbështesim Gjikurian. Zoti Tavo ka eksperiencë të madhe politike. Jam brenda, politikës. Pas nuk bëj dot, se iki nga politika. Ne do marrim pjesë me këtë bulmet që kanë gatuar këta. Pavarësisht respektit ndaj Tavos se kemi qenë kolegë.'

Suli shtoi më pas se Gjikuria është një person që ka jetuar mes Amerikës dhe SHBA-së, ndërsa Tavo është i ardhur në Himarë.

Suli: Zoti Duka është me ne dhe e falënderoj. Zoti Gjikuria është himarjot, është i persekutuari i komunizmit. Është produkt emigracioni. Nuk është mall importi. Rezultati do duket me rezultatin spektakolar në Himarë. Të jeni të bindur që do fitojmë. Tavon e shikojmë si një të ardhur në mëhallën tonë. E shikoj si kundërshtar dhe jo si armik.

Ora 22:49
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa

 

Kreu i PAA-së Agron Duka ka dalë kundër marrëveshjes PS-PD për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas tij me marrëveshjen për listat e dpeutetëve kemi shkuar prapa, pasi tashmë kemi deputetë të emëruar.

'Kemi 3 vjet edhe në parlament që kemi kërkuar lista të hapura. Ndërkohë që bën listat që i ishin me një zonë të mbrojtur. Tani kemi shkuar prapa. I mbyllën zero. Ta zëmë jemi në Durrës ne të pestë. Këto të pestë nuk dalin hiç. Ta zëmë se në Durrës 5 janë të mbyllur. Nëse PD merr aq sa ka marrë del vetëm 1. Ngjan si dy administratorët që kanë dependencë. Punëtorët e vet. Nuk ka më integritet ai që hyn në listë. Unë për shembull nëse  hyj në listë me Berishën dhe me Ramën, absolutisht do votoj çdo gjë që thonë ata se më kanë emëruar. Kemi bërë hap prapa dhe jo para. Janë marrë vetëm me dy vendime të GJK. Kanë lejuar me votuar emigrantët. Nga 140 deputetë, 90 janë të emëruar.'

Ora 22:16
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje

Sipas Kreshnik Spahiut pakti PS PD, për Kodin e ri Zgjedhor është antikushtetues dhe shton se Presidenti nuk do ta kaloj. Më tej shton se me këtë pakt, Rama po i kthen reston Berishës për paktin e 2008-s.

'Nga ky moment, i gjithë projektligji nëse votohet është antikushtetues. Kushtetuta e RSH parimin bazë ka barazia për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur sanksionon pabarazinë, për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Qytetarët nuk votojnë në mënyrë të barabartë për Agron Dukën dhe Nokën që do jetë në listën e mbyllur. Lista e mbyllur i bie të mos jetë e deklaruar. Cënon parimin bazë të sovranitetit. Të zgjedhurit nga emërimi ndryshojnë në zgjedhje. Popullit i imponohet. Me sa jam në dijeni, kjo çështje do kontestohet. Presidenti nuk do ta dekretoj. Është një përpjekje. Rama është në vetvete i paparë për të rekrutuar edhe opozitarët. Rama i ka dhënë Berishës atë që Berisha i dha Ramës në 2008. Kur Rama kishte probleme me grupin e Nanos, i dha kërkesat e veta pas Gërdeci për ndryshime kushtetuese. Në të njëjtin mënyrë po ia kthen ky kur Berisha po mundohet të konsolidojë pozitat e veta. Opozita hyn në negociatë me Ramën në ditët më të vështira, një marrëveshje Rama Berisha, del e humbur PD. Formula nuk është një parti fituese por për të forcuar autoritetin e kryetarit në parti.'

Ora 22:01
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh me ironi për Fredi Belerin, që nga hidraulik tashmë shkoi në Parlamentin Europian dhe do përfaqësojë Shqipërinë.

Por nga ana tjetër, sipas tij e fituar në këtë histori është edhe PD, që çoi në PE një eurodeputet pas 30 viteve që kërkohet të bëhet Shqipëria si gjithë Europa.

'Me Belerin fitoi Rama përsëri Himarën, fitoi Berisha, fitoi Dulja, fitoi Mitsotakis, fitoi SPAK. Fitoi Rama se me vota e humbi Himarën dhe gjeti një formulë si ta fitoi sërish. I dha lejen nga burgu, një rast i paprecedent për të dalë jashtë Shqipërisë. Nga kjo ditë i hap të drejtën çdo të dënuari tjetër të mos refuzohet. Berisha fitoi, sepse i krijoi një përplasje të fortë me një aleat si Greqia. Fitoi Beleri, që nga hidraulik shkoi në Parlamentin Europian. PD çoi Belerin në Europë. Fitoi Dulja, se ka një eurodeputet. Fitoi Mitsotakis sepse maksimalizoi votat e nacionalistëve. Fitoi SPAK, që fitoi pavarësi me dy kandidatë një majtas e një djathtas. Kjo është një lloj maskarade që zhvillohet në atë qytet e nuk e dimë a do marri fund në gusht.'

Ora 21:44
Spahiu: PD vasale e Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon me skepticizëm praninë e dy kandidatëve minoritar grek për zgjedhjet në Himarë, pasi kjo sipas tij bëhet për të kënaqur Athinën nga Tirana.

'E shoh si gri. Shikoj në ekranin tuaj që 3 herë përsëritet, pushtuesit në Himarë. Nuk ka asnjë reagim. Nëse do e bënit këtë në televizionet e Greqisë dhe të konsideronit atje që qytetet çame janë të pushtuara, do ju shoqëronin në kufi. Dëgjoj që hapet televizioni që Himara është pushtuar nga shteti im. Nuk e mendoj dot, me statistikë censi e nxori 23 mijë minoritetin grek në Shqipëri.

Ne realisht e kemi respektuar dhe lejuar të gëzojnë të drejtat minoriteti. Në Himarë të dy partitë kryesore po zgjedhin kush më filo grek në Himarë. Kjo është mungesë dinjiteti partive politike në Shqipëri dhe gjunjëzim përpara Greqisë. Sikur gjysmë e patriotizmit shqiptar të ishte si e politikanëve grek do isha i lumtur. Në vend që të kujdesen që populli i Himarës të administrohet nga një intelektual, pasi Himara është nga njësitë më të rëndësishme të Shqipërisë. Do ishte në dinjitetin e partive politike shqiptare për një përfaqësim dinjitoz.

Vejnë Gjikurian që nuk e njeh askush. Pse? I priti të dy Nicolas Cage, presidenti i shoqatës së Vorio Epirit në Amerikë i priti së bashku me Belerin në Athinë. Ndodh ky proces, ka pas një interes persona lobimi në Amerikë për heqjen e non gratas së liderit të opozitës.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?