Opozita do të garojë në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë me Petro Gjikurinë. I ftuar në Report Tv Shehu komentoi kandidaturën e socialistëve, duke thënë se Vangjel Tavo do jetë një humbës i madh.
Sa i takon situatës së krijuar në Himarë me Fredi Belerin, Shehu thotë se ky ishte një skenar i Ramës për të prishur marrëdhëniet me Greqinë, pasi ai nuk e do integrimin europian të Shqipërisë.
"Rama do që të krijojë probleme me Greqinë, do të prishë marrëdhëniet me fqinjët që të pengojë integrimin europian. Rama e ka fytyrën nga lindja, krijon çdo situatë të ndërlikuar për Shqipërinë për të penguar rrugën e integrimit, ishte një provokacion i Ramës, për të krijuar artificialisht konflikte me vende të BE. Është një skenar djallëzor në kundërshtim me interesat e vendit. Beleri mbahet në burg, u zgjodh edhe eurodeputet.
Tavo do jetë humbës i madh në Himarë. Rruga politike që zgjodhi është rruga e humbësit të madh", u shpreh Shehu në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Shehu kundër Bardhit dhe Rudina Hajdarit: Bëjnë deklarata boshe, Berisha kandidati jonë për kryeministër
SI.E.//ReportTv.al