Zgjedhjet në Iran, përjashtohen reformistët, braktisen kutitë e votimit

20 Shkurt 2020, 14:40| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 14:45

  • Share

Do të luhet gjithçka për gjithçka nesër në Iran në zgjedhjet parlamentare dhe beteja do të zhvillohet kryesisht midis konservatorëve dhe ultra-konservatorëve pasi sipas sondazheve,votuesit, veçanërisht të rinjtë në zonat urbane, mund të shkojnë për të hedhur votën në kutitë e votimit edhe pse ekonomia e vendit gjithnjë e më shumë është e mbytur nga sanksionet e Uashingtonit, nga rritja e çmimeve të karburantit dhe dhjetëra iranianë të vrarë në rrëzimi i avionit ukrainas pranë Teheranit.

Por zhgënjimi i iranianëve, prejt të cilit pritej pjesëmarrje masive në votime është daravitur nga përjashtimi i mijëra kandidatëve reformistë, zgjedhja e të cilëve pritej të vendoste një ekuilibër të ri politik në Iran.

Në 41 vitet e kaluara, pjesëmarrja në votime ka arritur në rreth 60.5 përqind. Por sipas disa sondazheve, të paktën në qytetet e mëdha, kutitë e votimit mund të jenë shumë më pak të mbushura këtë herë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?