Bota

Zgjedhjet në Kanada, Partia Liberale e Justin Trudeau fiton për të tretën herë

21 Shtator 2021, 07:45| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 14:25

  • Share

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe partia e tij Liberale mundën të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në vend, edhe pse ai nuk ia arriti qëllimit të tij për të siguruar një shumicë më të cilësuar qeverisëse.

Pas një gare 35-ditore, votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur me vendosmëri t'i përmbahen statusquo -së. Pas zgjedhjeve federale më të shtrenjta në historinë e Kanadasë, harta elektorale është kryesisht e pandryshuar. Edhe pse rezultatet paraprake tregojnë se Liberalët në fakt humbën tre vende në këto zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e 2019.

Kështu Trudeaut do t’i duhet të bëjë sërish koalicion që të mbajë pushtetin, një situatë kjo e ngjashme me zgjedhjet e vitit 2019.

Liberalët e Trudeau morën 157 mandate dhe Konservatorët siguruan po ashtu 121 vende.

Të majtët “Demokratët e Rinj” fituan 29 mandate, 5 më shumë se zgjedhjet e shkuara, ndërsa partia me seli në provincën Quebec “Bloc Quebecois” humbi 3 mandate nga 28 që pati marrë në vitin 2019.

“Ne të gjithë kemi punuar kaq shumë gjatë javëve të fundit dhe viteve të fundit. Dhe kemi arritur deri këtu. Le të mos harrojmë të kaluarën dhe ditët e errëta që kemi kaluar së bashku. Por le të shikojmë akoma drejt së ardhmes dhe gjithçka që ka për të ardhur dhe gjithçka që kemi akoma për të ndërtuar së bashku. Le të punojmë së bashku. Dhe le të kapim premtimin e një dite të re" u shpreh Trudeau në fjalimin e parë pas zgjedhjeve.

Trudeau e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pas kritikave të vazhdueshme nga konservatorët, kryesisht për programin e vaksinimit dhe emigracionit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?