‘Deklaratat e Richard Grenell ndaj Kurtit, mund të ndikojnë në uljen e numrit të votuesve’, kështu është shprehur gazetari Artur Nura teksa komentoi zgjedhjet që po mbahen sot (9 shkurt) në Kosovë për zgjedhjen e kryeministrit të ri.
Në një lidhje skype ditën e sotme në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, ai tha se do të ketë një rënie të votave për Kurtin, pasi shqiptarët janë popull pro amerikan.
‘Do të ketë ndikimin, por se besoj se do të ndikojë shumë në rezultatë. Por do të ketë rënie të votave sepse të gjithë shqiptarët janë pro amerikanë’, tha ai.
Gazetari u shpreh se pavarsisht kësaj, Kurti do të dal parti e parë nga këto zgjedhje, pasi ka votën popullore.
‘Ka pritshmëri për pjesëmarrje më të madhe se zgjedhjet e kaluara edhe për rëndësinë që këto zgjedhje kanë. Sipas sondazheve të dy kandidatët e tjerë për të mundur Kurtin duhet që të hyjnë në një koalicion. Kurti do të shkojë tek 40 për qind, sa unë e njoh Kosovën. Kurti do jetë parti e parë, pasi ka votën popullore, mua s’më pëlqen qasja e Kurtit në mënyrë të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët. Por, populli i Kosovës e pëlqen akoma atë’, tha ai.
Ai tha kandidatët për kryeminstër votuan familjarisht, ndërsa ajo që u vu re ishte se bashkëshortja e Kurtit nuk votoi pasi nuk është shqiptare.
‘Zgjedhjet në Kosovë, po ti shohësh 3 kandidatët votonin familjarisht, Kurti nuk e ka gruan shqiptare dhe ajo nuk votoi, kjo ka një simbolik interesante fakti që bashkëshortja e tij nuk është shqiptare dhe nuk votoi. Duhet të ketë edhe një arsye juridike mos votimi i saj, nuk e di e ka ose jo shtetësinë’, tha ai.
Sa i takon marrëdhënieve të Kosovës me aleatët, ai tha se Kurti do të mbajë marrëdhënie të mira, por do që ti' jap edhe autonimi Kosovës.
‘Kosova pa mbështetjen e SHBA, Britanisë dhe NATO nuk do të ishte sot e lirë. Çlirimi i Kosovës erdhi nga një vendim gjeopolitik i perëndimit. Kurti kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira dhe me SHBA dhe me BE, por do t’i japi edhe një autonomi Kosovë’, tha ai.
Komente
