Në në pak se 2 muaj Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ndërsa është ende e pamundur të parashikohet një rezultat i mundshëm.
I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, deputeti i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, pretendoi se gjatë qeverisjes 4-vjeçare të Albin Kurtit, ky i fundit "ka blerë 582 milionë euro energji" dhe se "prapa kësaj shitje është GEN-i i Serbisë”.
Gjithashtu, ai përcolli për publikun në Shqipëri një sërë problematikash që janë të pranishme në Kosovë, si mungesa periodike e energjisë elektrike.
“Kosova po kalon ditët më të vështira të dimrit. Ulja e temperaturave ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike. Në disa vende, mungesa e energjisë shkakton mungesë të ujit. Qeveria po e mban vendin në terr informativ duke mos dhënë shpjegime”.-tha Haziri.
Sa i përket zgjedhjeve elektorale, deputeti i LDK-së sqaroi aktivitetin politik të partisë së tij, me qëllim fitoren më 9 shkurt të vitit 2025.
“Ne dje kemi mbyllur parafushatën. Ajo që kemi në berë është një ofertë qeverisëse dhe një rrugë e re për Kosovën dhe ka të bëjë me rindërtërimin dhe strukturimin e 1 milionë problemeve të qytetarëve të Kosovës. Përtej LDK-së po mobilizojmë qytetarët e republikës për të ndërtuar një besim”,-tha ai.
“Kosova ka një sistem me një zonë zgjedhore dhe lista të hapura. LDK është e përkushtuar për të fituar zgjedhjet krah rivalë politikë dhe historikë si VV dhe PDK. Ne po besojmë që do të arrijmë të përballojmë sfifën e 9 shkurtit për një kthim të LDK”,- shtoi Haziri.
Për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga aleatët perëndimorë, Haziri tha se veprimtaria e Kurtit në këtë aspekt ka qenë e bazuar në egon personale të tij.
“Zoti Kurti ka ndryshuar mundësinë dhe formatin që LDK ka instaluar që problemet e mëdha me Serbinë t’i përballë me një dialog të brendshëm politik. Zoti Kurti po udhëheq parimin “one man shoë”. Ka përjashtuar edhe presidenten nga një rol kushtetues”,-theksoi ndër të tjera deputeti në Kosovë.
Haziri theksoi se sot “Kosova ka ballafaqim më të madh me korrupsionin në shumë segmente”.