Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi foli për Report Tv nga Prishtina, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, teksa përfunduan votimet dhe pritet tashmë të mbarojë dhe procesi i numërimit të votave. Isufi tregon dhe për problemin që pati me faqen zyrtare të KQZ që pamundësoi dhënien e një rezultati të saktë në kohë reale.
'Kemi të bëjmë me një problem teknik duke ndodhur në KQZ. Sipas një organizate që përcjell edhe sondazhet e fundit, thuhet se tashmë Vetëvendosja ka rënë në 40.3%, ndërsa PDK e dyta, LDK e treta dhe shihet se ka probleme teknike. Derisa KQZ të pranojë numërimin e votave, duhet të presim dhe shohim rezultatet që do publikohen pas pak për votat që do numërohen. E dimë që përqindja është mbi 40% e daljes së qytetarëve të Kosovës.'
Më tej Isufi tha se KQZ, nuk duhet të bjerë pre e individëve që përpiqen të prishin mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
'Besoj se KQZ nuk duhet të bie pre e individëve që mund të krijojnë huti tek qytetarët. Ka pasur qytetarë që kanë dalë të votojnë. E shohim se ka persona që po përpiqen të prishin mbarëvajtjen e zgjedhjeve. PDK ka thënë se është më mirë se exit poll. Po ashtu dhe LDK. VV pritet për një konferencë për media në orën 11:00. Pritet verdikti. Besoj se të gjithë votat do numërohen deri në ora 11:00.'
Sipas tij, në fund të numërimit, Vetëvendosja do kalojë mbi 50%.
'Nëse shohim daljen e qytetarëve në zgjedhje mendoj se VV do shkoj mbi 50%. Por do shihet në vijim. LVV mund të shkoj mbi 50% të votave. Ia lëmë KQZ pavarësinë për të publikuar rezultatet e fundit. Votat e diasporës nuk janë numëruar me kusht.'
Komente
