Politikë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit! Osmani: SHBA po thotë se nuk e do më nëpër këmbë Albinin

4 Shkurt, 21:39| Përditesimi: 5 Shkurt, 07:06

  • Share

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, por deklarata e Richard Grenell ka ndezur fushën politike në Prishtinë dhe rajon.

Të ftuarit në "Repolitix” të moderatorit Denis Minga, ndanë mendimin e përbashkët se Grenell flet në emër të SHBA-ve dhe Trump dhe se nuk ishte mendimi i tij personal.

Të ftuar ishin juristi Kreshnik Spahiu, themeluesi i ‘Djathtas 1912’ Edvin Kulluri, Enri Ceno, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD, Kreshnik Osmani dhe Endri Tafani, analistë. Në lidhje skype ishte edhe Nexhmendin Spahiu, analist në Prishtinë.

Edvin Kulluri e shprehu hapur mendimin e tij se Kurti është antiamerikan dhe vepron kundër interesave të Kosovës, duke mos qenë dakord për shumë pika dhe krijuar konflikte të vazhdueshme.

“Kurti ka pasur marrëdhënie antagoniste në vijimësi dhe kundër SHBA-ve, ka krijuar armiqësi. Qëndrimi i Grenell përfaqëson SHBA-të dhe ai e thotë qartë se Albin Kurti ka krijuar ndasi dhe nuk ka qenë miqësor me SHBA-të. Kurti është kundër disa pikave, ai nuk i shërben interesit të Kosovës. Unë nuk e akuzoj Kurtin për tradhti, por me çfarë është dakord ai? Ky njeri saboton çdo marrëveshje me Serbinë dhe krijon tensione artificiale. Ky nuk mendon dhe nuk i shërben interesit të Kosovës. Dhe ka shifra në rritje se ai ka krijuar frymë antiamerikane dhe ky është turp. Ai artikulon me ndjenja antiamerikane, nuk i bëj unë”, shprehet themeluesi i ‘Djathtas 1912”.

Ndërsa Nexhmedin Spahiu, nga lidhja prej Prishtinës, u shpreh se nuk besonte se SHBA-të janë kundër Albin Kurtit.

“Nuk është e vërtetë që SHBA nuk e duan Albin Kurtin, ata bëjnë diplomaci. Ato interesohen për rajonin dhe vendet e tjera”, tha ai.

Kurse analisti Kreshnik Osmani tha se ka informacione të qarta, të dhëna dhe jo analizë. Trump e ka takuar personalisht Grenell dhe i ka thënë direkt kujdes lidhjet miqësore me serbët në Ballkan, pasi kanë aleatë shqiptarët. Por qartazi SHBA nuk e do më Albin Kurtin nëpër këmbë dhe kjo shërben si thirrje para zgjedhjeve për votuesit.

“SHBA po i thotë kosovarëve se nuk e duan këtë person nëpër këmbë. Ata nuk e duan Albin Kurtin, ndaj këto deklarata nuk janë personale por përfaqësojnë SHBA-të dhe politika e presidentit Donald Trump po duket qartë edhe me gjeopolitikën që në ditën e parë të detyrës së tij, duke vënë në lëvizje diplomacinë. Unë mendoj se SHBA nuk do punojë kurrë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, kështu më rezulton mua. E pamundur që SHBA të shesë Kosovën, që të mos krijohen fobi amerikane”, u shpreh ai.

Por propozimi amerikan, sipas të ftuarve, për situatën Kosovë-Serbi ende nuk është i qartë. Administrata Trump nuk e ka bërë publike ende. "Po flasim për pazare deri tani, flitet për shkëmbim territoresh, asociacionin dhe të tjerat", thotë Osmani.

Kurse analisti Endri Tafani nënvizoi se bëhet fjalë për marrëveshjen e Ohrit dhe draftin e BE-së që Kurti nuk e pranoi.

"Është marrëveshja e Ohrit për asociacionin, është draft, nga BE-ja, por nuk kanë paraqitur plan. ka pasur draft tjetër përveç asaj të Ohrit, kur ishte Eskobar, iu paraqit draft Kurtit dhe Vuçiçit dhe që debatuan nëse u firmos apo jo nga Lajcak, ku kërkohet të eci para ai draft, të dërgohet në Kushtetuese dhe kjo i kërkohet Kosovës", tha Tafani.

Ora 22:39
Tafani: U harxhuan 55 mld USD në luftën e 1999 dhe kosovarët e harruan! Kulluri: SHBA nuk ikën nga Kosova, ka rrezik potencial! Osmani: Prishtina duket se e ka qelbur

Analisti Endri Tafani kujtoi se SHBA, NATO dhe BE kanë investuar 55 mld dollarë në operacionin për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, por duket se kosovarët e kanë harruar.

“Ka kushtuar 55 mld dollarë operacioni ushtarak i vitit 1999 në Kosovë nga SHBA, NATO dhe BE. Dhe amerikanët vijojnë dhe investojnë në Kosovë, është vendi më i mbështetur me financime. Por mesa duket është harruar nga qytetarët e Kosovës. Trump po detyron Europën të mbajë përgjegjësitë e veta, edhe në lidhje me 2%-in e NATO-s. Por edhe Kosova duket se e ka harruar faktorin amerikan. Kjo ndodh sepse nuk kanë ditur që të bëjnë kompromise, që nga ata të UÇK-së. Trump e ka bërë të qartë se do të largojë 20% të trupave nga Kosova, do të shkëputet nga Europa. Ka vende të tjera që ofrojnë më shumë se Kosova për baza amerikane. Janë në momentin kur amerikanët duan të dalin nga mbrojtja ushtarake në Kosovë, puna është çfarë do bëjnë kosovarët, si do të mbrohen?”, analizoi ai.

Kulluri mendon se ka rrezik potencial konflikti në Ballkan, ku nuk krahasohet as buxheti mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk tërhiqet SHBA nga Ballkani, sepse situata ka potencial të rrezikshëm. Ne e dimë rrezikun në rajon dhe Ballkan dhe se kush e nxit Serbinë. SHBA nuk mund të bëhet sebep për konfliktin. Kurti s’ka të drejtë të bëhet shkaktar i këtij konflikti”, thotë ai.

Enri Ceno bëri një përshkrim të situatës së fundit me auditimin në SHBA dhe fondet e USAID.

“Elon Musk është vënë në krye të auditimit, ku po punon 20 orë në ditë më stafin e tij dhe po kursen 1 miliardë çdo ditë. Trump ka urdhëruar një audit. Rezultoi se administrata e demokratëve është përfshirë në fushatë. Trump luan lojën e tarifave doganore sepse mallrat europiane shiten më shumë në SHBA sesa mnallrat amerikane në Europë. Defiçiti i SHBA është 300 miliardë dollarë. Përsa i përket auditit, këtu përfshihet edhe Kosova”, u shpreh ai ndër të tjera.

Analisti Kreshnik Osmani mendon se Kosova po ndodhet pranë presionit të SHBA-ve nëse nuk i jep zgjidhje situatës, pasi sipas tij, “historia është qelbur nga Kosova” ndja një miku që është krijuesi i atij shteti.

“Nëse SHBA tërhiqet nga aleanca me shqiptarët, humbet një aleat dhe del përballë rivalëve të saj të vjetër Kinës dhe Rusisë. SHBA nuk mund ta humbasë këtë aleancë. SHBA për Kosovën është më shumë se mike, është krijuesja e saj. Nëse miku të kujton borxhin, do të thotë ose ti e ke qelbur fare historinë dhe je treguar indiferent, ose miku është ngushtë. Amerika nuk prishet për 500 milionë, por po thotë mos më prishni lojën në rajon. Po i jep mundësinë përpara se të mbërrijë te ajo lojë, apo te faza e presionit. Pra po thotë lëvizni, zgjidheni situatën politikë, duam klasë që merret vesh me ne e nuk na e prish skemën”, shprehet ai.

 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • flora: 05/02/2025 06:03

    mos ia fusni kot,,,,kurti eshte nje njeri patriot,,i afte,,dhe kompetent,,,ai nuk do qe te krijohet asosacioni i komunave serbe,,,,ketu kurti ka te drejte .....sa here qe vjen ky grenell , shprehet kunder kurtit kot.se koti...

    Përgjigju
  • Iris: 05/02/2025 04:47

    Kur Fishta thoshte se me kollaj mblidhet nje thes me pleshta se te besh bashke dy shqiptare,une them me mire nje thes me pleshta se sa nje thes me budallenj te tille qe e quajne veten analiste.Po Grenell po ben presion ne Kosove se jane interesa biznesi ne mes,jo se i plasi per sherret me Kurtit e Vucicit,apo me numrat qe ben here pas here pa pyetyr amerikanet. Hodhi Grenelli nje gur ne uje dhe ju /te mencurit/u mblodhet e nuk po e nxirrni dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?