Pas 4 ditësh populli i Kosovës do të votojë për parlamentin e ri të vendit dhe si rrjedhojë edhe partinë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.
I ftuar në “FrontLine” me Marsela Karapançon në Report Tv, ish-ambasadori Agim Nesho, tha se Albin Kurti ka gjasë të korrë një fitore të dytë në këto zgjedhje, por theksoi se Prishtinës zyrtare i nevojitet një klasë politikë e bashkuar kur bëhet fjalë për interesin e përgjiithshëm të vendit, parim i cili bie ndesh me vendimet e njëanshme të kryeministrit, në raste kritike të shtetit.
“Kurti është i avancuar dhe të marrë mendohet një shumicë. Është qeveria e parë e cila ka mbaruar mandatin. Jo rastësisht është sulmuar nga përfaqësues të lartë të Amerikës si ambasadori Grenell, një herë e ka rrëzuar nga qeveria dhe u rikthye me votë popullore”,-tha Nesho.
“Ajo që është në interesin e Kosovës, sidomos në kushtet e reja të gjeopolitikës në botë, të ideve pragmatiste që edhe Perëndimi ka për një zgjidhje në Ballkan, Kosovës i duhen qeveri uniteti, nuk i duhen vetëm lidera të vetëm, por duhet bashkim të të gjithë partive politike për të ruajtut atë që është e shenjtë dhe për të konsoliduar republikën e tyre”,- shtoi ai.
"Ndërkombëtarët gjithmonë, ata që kërkojnë pragmatizëm, pak ju intereson se preken interesat e Kosovës, për ata është një vizë lapsi",- theksoi Nesho.
Lajmi kryesor:
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
K.M/ReportTv.al