Kutitë me fletat e votimit në Kosovë

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 35.64% e votave të diasporës, kryeson Vetëvendosje

2 Mars, 10:31| Përditesimi: 2 Mars, 10:35

  • Share

Kosovë-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka përditësuar rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë.

Sipas KQZ-së deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 188 kuti apo 35.64 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 52.14 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 28.40 për qind, e treta në radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 7.94 për qind si dhe AAK-NISMA me 4.76 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta./ KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?