Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës

12 Shkurt, 19:22| Përditesimi: 12 Shkurt, 19:28

  • Share

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha foli në Studio Live për zgjedhjet në Kosovë që panë sërish fitues Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Berisha për Arbër Hitajn vlerëson faktin se PDK doli forcë e parë nga partitë opozitare. Më tej ngriti dyshimin se si Kurti doli i parë teksa pakënaqësia ndaj në Kosovë është në rritje.

'Jemi parti e parë në aspektin e opozitës. Por partia e parë në vota ka dalë VV. Dalin shumë tregues që e vënë në pikëpyetje këtë dalje. Nëse i referohemi pakënaqësisë në të gjithë segmentet, nga erdhi vota? Po ti referohemi mërgatës, ka rënie. Shtrohet pyetja nga erdhën vota? Po të referohemi zhvillimeve të ekonomisë, nuk ka asnjë investim, s’ka asnjë përfundim të asnjë procesi. Nuk ka rritje page. Ngrihet pikëpyetja nëse paratë janë në shërbim të investimeve apo blerjes së votës. Duhet hetim ku ka shkuar buxheti për 15 mld për këto vite qeverise. Ngrejnë dyshimin se ka shpërdorim të buxhetit për të blerë votën. Duhen hetime. Ne kemi një Prokurori speciale.'

Më tej, Berisha shikon mundësinë e koalicionit mes forcave opozitare.

'Me kushtetutën i pari variant është fituesi, Kurti mandatar, pastaj i jepet mundësia koalicioni fitues, varianti i fundit kur një parti e bën shumicën. PDK duhet të shoh aleancën me LDK dhe me partitë e minoriteteve.'

Ndërsa nuk sheh si opsion një koalicion mes ndonjë force opozitare me Vetëvendosjen.

'Opsioni më i keq, se ndonjë nga partitë e opozitës të bashkëpunojë me VV. Besoj se nuk do funksionojë. VV ka qasja të gabuar për ruajtjen e integritetit të sovranitetit. Kosova tashmë në presionin e Beogradit. Mendoj se me orientimin kah VV.'

Kurti, sipas deputetit të PDK-së po provon t’ia lërë qeverinë dikujt tjetër që të rikthehet më pas me zgjedhje të parakohshme.

'Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshëm, do zgjas dhe disa muaj. Janë përvoja këto me Albin Kurti. Nuk do t’ja dijë për Kosovën. Kam dyshimet e mia që po provon të mos jetë mbartës i qeverisë të mos jetë kryeministër. Nëse marrëveshjet nuk kalojnë në procedurë kushtetuese janë vepra të tradhtisë së vendit. Ka tendencë ti ikë përballjes me këtë detyrim. Mund tja lërë dikujt këtë mandat. Dhe ti lërë me këto marrëveshje. Dhe ti akuzojë për tradhti dhe të vijë pastaj me mbështetje të madhe. Ardhjen në politikë e ka duke sakrifikuar njerëz për akuza të kota.'

Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha bie dakord me Grenellin, ndërsa thotë se korrigjimi i kufijve nuk ka qenë kurrë plan i SHBA-së por i Rusisë dhe Serbisë.

'Reagimi i Grenell është i vërtetë por Kurti e përdori se ja po sulmohem në prag të zgjedhjeve.

Korrigjimet e kufijve nuk i mbështet as BE dhe SHBA. Nevojë për korrigjim mund të ketë gjithë BE. Do hynim në një lojë shumë të madhe që nuk janë të gatshëm as Be dhe SHBA. Këto kanë qenë bisedime mes Lavrov dhe Vuçiç.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?