Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar sot (9 shkurt) në Mitrovicë.
Ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë që të votojnë, ndërsa theksoi se në fund është sovrani që vendos.
“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”, tha ai.
Thirrje për të dalë në votime kanë bërë edhe kandidatë tjerë për kryeministër. Përveç Hamzës, në garë për këtë pozitë janë edhe Albin Kurti, kryeministër aktual, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
S.B/E.H/ReportTv.al
