Zgjedhjet në Kosovë, Zguri: Duhet të marrim leksione! Numërimi të bëhet në Qendrat e Votimit

7 Tetor 2019, 14:54| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 15:07

  • Share

Kosova për kreun e KQZ, Klement Zguri na dha një leksion për menaxhimin e zgjedhjeve. Në gjykimin e Zgurit, mënyra e menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka dështuar dhe i takon komisionit të reformës zgjedhore të adresojë dhe korrigjojë një orë e më parë defektet duke filluar nga numërimi i fletëve të votimit që sipas tij duhet të bëhet sikur ka qenë më parë, në qendrat e votimit.

"Është e vërtetë ajo qe keni konstatuar që numërimi bëhet në QV (Qendrat e votimit). Kjo gjë nuk është e panjohur për ne sepse Shqipëria më përpara e ka pasur këtë lloj mënyre të numërimit, po ligjvënësi ka gjykuar se duhej ndërruar dhe kemi këtë sistem që kemi.

Unë mendoj dhe sugjeroj që i takon komisionit të reformës zgjedhore dhe vendosë se cfarë duhet bërë për reformën dhe mendoj që komisioni duhet të fillojë punën sa më parë për të ndryshuar ato gjera që në zgjedhjet e kaluara janë konstatuar se duhet përmirësuar apo ndryshuar" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papi: 07/10/2019 18:21

    Si i behet pastaj me i nderruar rruges?

    Përgjigju
  • Emin Subashi Kryetar i Partisertise Ardhmeria Shqiptare.: 07/10/2019 15:19

    Ne vitin 2003 ne kohen e kryeministrit Nano numrimi u be ne qendrat e votimit,ishin nje nga zgjedhjet vendore me te mira pa asnje problem .Rekord rrezultati njesoj si ne Kosove.Depolitizim te komisjonit zgjedhjeve dhe numrim je qendrat e votimit,Po te kete kontestime nga komisjoneret,te behet Rinumrim ne Komisjoninin e zones.Vetem keshtu mund te kete rezultate te sakta e te shpejta pa vonesa e manipulime.Dakort me Kryetarin e KQZ zt Zguri, duhet bere ndryshimi ne K/zgjedhore.Amendamet qe duhet mbahet parasysh mga Komisjoni i Reformes zgjedhore.

    Përgjigju
  • Daja: 07/10/2019 15:03

    Po te zhduket fytyra jote nga KQZ qe je nje vegel qorre e nje injorant kalibri z.Zguri me siguri punet do shkojne me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?