Albert Halilaj, prefekt i qarkut të Kukësit, është i përzgjedhuri i Partisë Socialistë si kandidat zyrtar për kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 24 shtator.
Në mbledhjen e zhvilluar nga asambleja e PS-së këtë të enjte, është miratuar kandidatura e Halilajt për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen, pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.
Ka qenë drejtuesi politik i qarkut të Kukësit për PS, Pandeli Majko që ka njoftuar përzgjedhjen e kandidatit nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, shkruan Majo në Facebook.