Kolegji Zgjedhor

Zgjedhjet në Kukës, Kolegji Zgjedhor vendos më 1 shtator për ankimimin e PD-së së Bashës

30 Gusht 2023, 11:53| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 12:03

  • Share

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 1 shtator padinë e PD-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila e cilësoi Partinë e Lirisë si partinë më të madhe në opozitë duke i dhënë 2 anëtarë në KZAZ-në e zgjedhjeve të Kukësit që do të mbahen më 24 shtator. PD e Bashës do të ketë 1 anëtarë ndërsa Partia Socialiste 3 anëtarë.

PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët.

Në mbledhjen e 22 gushtit KAS rrëzoi ankimin dhe nuk pranoi ta marrë në shqyrtim. PD ankimoi vendimin dhe më 1 shtator në orën 09:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e PD-së për “Shfuqizimi i vendimit nr. 179, datë 22.08.2023, të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Dhe detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendim, lidhur me kërkesën ankimore nr. 93, Dt. 20.08.2023, depozituar nga subjekti “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Sot u hodh shorti dhe u caktua trupi gjykues që do të gjykojë kërkesën e PD-së është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarë Sokol Ibi, Manjola Xhaxho,Esmeralda Xhili dhe Edlira Petri.

Në zgjedhjet për bashkinë Kukës që do të mbahen më 24 shtator Rithemelimi do të garojë me Emri Vatën, PS me Albert Halilaj. Arif Rexhmati, i cili është edhe kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Dega Kukës, është kandidati më i përfolur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?