Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator në Kukës. I pyetur nga gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë nuk ka pretendime për të nxjerrë kandidat, ndërsa theksoi se do të mbështesin kandidaturën që do të nxjerrë Rithemelimi.
“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutim. Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit. Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar”, tha Meta.
“Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit. Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër
SI.E.//ReportTv.al