Politikë

Zgjedhjet në Kukës, PD merr hapin e parë, do regjistrohet si subjekt zgjedhor! Detaje çfarë u diskutua mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë

31 Gusht 2023, 11:00| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:16

  • Share

Ndonëse nuk ka ende një kandidat Partia Demokratike hedh hapin e parë për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.

Report TV mëson se PD do të regjistrohet si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është 1 shtatori, ndërsa PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo.

Report Tv mëson se në mbledhjen e kryesisë së PD mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati deri në mesnatë nuk u diskutua për kandidatin e Kukësit, por vetëm ndryshimet në statut.
Raportoi gazetarja e Report Tv Danjela Maloku. 

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 31/08/2023 14:01

    E mbajti vulen si Jude, edhe u kthye pas humbjeve radhazi. O Bashe, nuk frymezon fare, as jep shprese, ne te folur dukesh fallco, Republika e Re nuk ngjiti, perkrahes nuk ke. Ik o burre bashke me Salen se na e keni blloku voten per PD-ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?