Zgjedhjet në Mal të Zi, Camaj: Jo koalicion me opozitën pro-serbe, kam dy objektiva

30 Gusht 2020, 12:55| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 15:01

  • Share

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Mal i Zi, Nikoll Camaj numri tre i listës shqiptare në zgjedhjet që po zhvillohen sot shprehet se kurrësesi nuk do të bëjnë koalicion me opozitën proserbe, ndësa synimet e tij janë dy; rritja e investimeve në vendet e banuara nga shqiptarët dhe kthimi i pronave të plaçkitura.

"Është një situatë normale, është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, dalja është në numër premtues, shqiptarët që kanë mbështetur Listën Shqiptare dhe pjesa më e mirë e tyre kanë dalë për të realizuar këtë të drejtë.

Presim të dalim me dy deputetë, që të jenë vendimtar në qeverinë e ardhshme dhe të marrim përgjegjësinë në këto zgjedhje. Për shqiptarët në Malin e Zi do të kemi një qasje të re dhe theksi duhet të jenë që vendet e banuara me shqiptarë duhet të zhvillohen dhe të kthehen pronat e plaçkitura.

Shpresojmë që të përsëritet suksesi i zgjedhjeve lokale. Pritëm për një listë të përbashkët, por pala tjetër të lëshojë pe, por ishte kokëfortë, do të ishte benefit për shqiptarët, ne do të ishim unik në zgjidhjen e cështjeve dhe bisedimet për qeverinë e ardhshme.

Nuk do të shkojmë me atë që me retorikën e tyre nuk duan ta pranojnë shqiptarin, opozita proserbe në Mal të Zi nuk ka ndërmend të marrë pushtet prandaj përdor atë retorikë. Në këto zgjedhje edhe kisha është rreshtuar pas bllokut serb, por janë larg për të krijuar një qeveri të ardhshme" tha ai.


Lajmi kryesor:

Opozita shpall fitoren në Malin e Zi! Gjukanoviç kryeson me rezultat të ngushtë mes partive/ Shqiptarët sigurojnë dy deputetë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?