Zgjedhjet në Mal të Zi, deputeti Nimanbegu: Votoni kandidatët shqiptarë që të rrisim përfaqësimin

25 Gusht 2020, 18:41| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 18:50

  • Share

Deputeti i Forcës dhe kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu deklaroi se ka si qëllim që përmes përfaqësimit politik të përmirësojë gjendjen ekonomike të shqiptarëve.

Në një intervistë për "Report Tv", Nimanbegu u ka bërë thirrje bashkëkombasve të tij që të votojnë kandidatët shqiptarë  në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi. 

"Fokusin do të kemi që të përmirësojmë gjendjen ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi. Jam deputeti i vetëm në Mal të Zi që përfaqësoj shqiptarët. Janë disa fërkime që vijojnë në Mal të Zi për dekada me radhë dhe kjo nuk është habi.

Fërkime që ne i shohim edhe si shans për të ngritur nivelin e demokracisë në Mal të Zi.

Vetëm në mandatin tonë është rritur përfaqësia në komunën e Tuzit. Vazhdojmë me përpjekje që dalëngadalë të përmirësojmë dhe të parandalojmë largimin e të rinjve.

Ne nuk ka duhen troje të zbrasta, na duhen troje me të rinj që kanë mundësi të punojnë, të jetojnë, të krijojnë familje.

Kam bërë përpjekje që zëri jonë jo vetëm të dëgjohet, por edhe të respektohet. Tanimë besoj se kemi bërë politikë të mirëfilltë që të derdhen buxhete më shumë edhe për shqiptarët", deklaroi Nimanbegu.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të votojnë kandidatët shqiptarë për të rritur përfaqësimin e tyre.

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi do të garojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020.

Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 26/08/2020 12:04

    Sa perqind ne hapesirat autoktone etnike shqiptare jeni?! Po shihni e po degjoni,sic edhe e dini per vete dhe malazisite,kush jane e cka medojne e si kane vepruar ndaj jush vetem para pak vitesh!Tash ju "lemojne" per voten,jo se ju dojne e ju cmojne per qytetare te barabert.Bashkohuni or njerez!Fitoni vetem ate qe ju takon! as me shume e as me pak mos pranoni!Jo dy deputet shqiptare, te bashkuar me shpirt e vote,delni ndoshta edhe 2-3 here me shume se synoni sot!Mos votoni te tjeret! Votoni per veten dhe veteveten Tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?