Presidenti Ilir Meta ka uruar Maqedoninë për procesin zgjedhor, sipas tij demokratik dhe konkurrues dhe partitë shqitpare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
"Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian".
Nga rezultatet paraprake fituese është Lidhja Social Demokrate e ish kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa një rezultat mjaft të mirë morën edhe partitë shqiptare (lexo këtu).
Komento