Lulzim Basha

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Basha: Urime 32 deputetët shqiptarë, kjo do të kontribuojnë në fuqizimin e të drejtave të tyre

17 Korrik 2020, 17:46| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 17:49

  • Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai thotë se kjo do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

"Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë. Ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standardeve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurt për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar", ka shkruar Basha në Tëitter.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate e ish kryeministrit Zoran Zaev është shpallur fituese e zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?