Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.
Në një postim në profilin e tij në platformën X, shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkroi Begaj.