Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë deklaruar epërsi në më shumë komuna.
Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave ku të dielën u votua për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshillat komunale.
Ndëërkohë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se partia e tyre kanë fitues në tri komuna,ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi.
BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë.
Lajmi kryesor: