Rehan Zeb Khan

Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur! ISIS merr përgjegjësinë për sulmin

1 Shkurt, 12:52
  • Share

Rehan Zeb Khan, kandidat i pavarur i lidhur me partinë Pakistaneze Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, të cilët hapën zjarr mbi makinën e tij në një treg në Bajaur, provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Si pasojë e sulmit, tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Shteti Islamik Khorasan, ose ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin.

Është vrasja e dytë e një kandidati në javët e fundit pasi Malik Kaleem Ullah, një kandidat i pavarur për Asamblenë Provinciale të Khyber Pakhtunkhëa, u qëllua për vdekje më 10 janar.

Të shtënat e së mërkurës janë të fundit në një varg sulmesh në të gjithë vendin e Azisë Jugore që synojnë kandidatët politikë dhe partitë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 8 shkurt, raporton CNN.

Gjithashtu të mërkurën, rezidencat dhe zyrat e disa kandidatëve nga Partia Popullore e Pakistanit dhe zyra zgjedhore e Lidhjes Myslimane të Pakistanit u sulmuan në provincën Balochistan, duke plagosur të paktën 15 persona.

Një nga sulmet u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare Baloch, një grup separatist militant. Në përgjigje të dhunës, Komisioni Zgjedhor i Pakistanit (ECP) thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë të enjten për të diskutuar situatën e përkeqësuar të rendit dhe ligjit në dy provincat.

Komisioni Zgjedhor e ka shpallur 8 shkurtin, ditën e zgjedhjeve, një festë publike për 240 milionë banorët e vendit.

Vrasja e së enjtes pason një javë të trazuar në politikën pakistaneze, në të cilën ish-kryeministri Khan u dënua me 14 vjet burg për korrupsion, dënimi i tij i dytë pas të parit, që u dënua me 10 vite për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?