Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar si një proces shumë të rëndësishme atë të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ai tha se gara është e fortë dhe se Basha nuk do ta ketë të lehtë fitoren.
Sipas Starovës përjashtimi i 5 kandidatëve nga ana e Komisionit Zgjedhor në PD ishte i padrejtë.
"Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme. Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një 'masakër zgjedhore' atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat", tha Starova.
Sa i përket një propozimi që erdhi sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin hetimor për ta marrë Presidentin Ilir Meta me forcë në komision, Starova tha se Meta nuk është i akuzuar, Kuvendi se merr dot me forcë.
"Presidenti gjykohet se ka shkulur kushtetuetshmërinë. Komisioni nuk është gjykatë apo prokurori", tha Starova.