Ana Pisonero

Zgjedhjet në Serbi, KE e shqetësuar: Ka nevojë që të përmirësohet dhe reformohet procesi

19 Dhjetor 2023, 15:44| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 15:45

  • Share

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, deklaroi sot (19 Dhjetor) në një konferencë për shtyp se është e nevojshme të përmirësohet dhe reformohet procesi zgjedhor në Serbi.

Ajo tha se janë marrë parasysh të rezultatet preliminare të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së për zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor. Pisonero shtoi se krahas progresit të procesit zgjedhor dhe reformës zgjedhore, funksionimi i duhur i institucioneve demokratike është baza e integrimit europian të Serbisë.

“Komisioni Europian shprehu shqetësimin për procesin zgjedhor në Serbi, duke konsideruar se funksionimi i duhur i institucioneve demokratike është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Në konferencën e mbajtur në selinë e BE-së, u theksua se Komisioni pret raportin përfundimtar nga vëzhguesit dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt dhe para zgjedhjeve të ardhshme.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?