Zgjedhjet në SHBA, beteja për shtetet qendrore

31 Tetor 2020, 12:31| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 15:25

  • Share


Vetëm katër ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, dy kandidatët për president amerikan i përqëndruan përpjekjet të premten në shtetet e lëkundura të cilat pritet të përcaktojnë edhe fatin e zgjedhjeve.

Presidenti Donald Trump zhvilloi ditën e djeshme takimet në Miçigan, Minesota dhe Uiskonsin, ndërsa Biden ishte në Minesota, Uiskonsin dhe Ajova.

Biden  gjatë takimit të tij në Ajova, akuzoi edhe njëherë presidenti Trump se kishte hequr dorë nga të mbrojturit të qytetarëve të vet dhe nga lufta ndaj Covid-19 dhe theksoi edhe njëherë se ky shtet ishte goditur nga shifra rekord me koronavirus dhe ritme të larta të shtrimit në spital.

“Ndryshe nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit,” tha ai.

Presidenti Trump tha para përkrahësve në një tubim në Miçigani tha se rivali i tij Biden kishte parashikuar një dimër të zymtë për arsye të pandemisë.

“Tamam për atë ka nevojë vendi, për një dimër të gjatë e të zymtë dhe një udhëheqës që përmend këto gjëra,” tha zoti Trump.

Presidenti tha se një vaksinë e sigurtë do t’i shpëtonte amerikanët brenda pak javësh, duke shtuar se vaksina do të ofrohej falas,  pasi sipas tij i vetmi fajtor në këtë mes është Kina.

Sipas një analize të disa anketave kombëtare të përgatitur nga organizata Real Clear Politics, dy kandidatët janë thuajse barazim në Florida dhe Karolinën e Veriut, ndërsa presidenti renditet pas zotit Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?