Votuesit amerikanë do të përballen me një zgjedhje të qartë për president, midis nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump (ditën e sotme 5 nëntor). Në këtë shkrim do të njiheni me çfarë përfaqësojnë ata dhe si krahasohen politikat e tyre për çështje të ndryshme.
Inflacioni
Harris ka thënë se prioriteti i saj që në ditën e parë do të jetë përpjekja për të ulur kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet punëtore. Ajo premton të ndalojë rritjen e çmimeve të ushqimeve, të ndihmojë blerësit e shtëpive për herë të parë, të rrisë ofertën e banesave dhe të rrisë pagën minimale.
Inflacioni u rrit gjatë presidencës së Biden, siç ndodhi në shumë vende perëndimore, pjesërisht për shkak të problemeve të furnizimit pas Covid-it dhe luftës në Ukrainë. Që atëherë, ai ka rënë.
Trump ka premtuar të “t'i japë fund inflacionit dhe ta bëjë Amerikën të përballueshme sërish” dhe kur pyetet, ai thotë se më shumë shpime për naftë do të ulin kostot e energjisë.
Ai ka premtuar të sigurojë norma më të ulëta interesi, diçka që presidenti nuk e kontrollon, dhe ai thotë se dëbimi i emigrantëve të paligjshëm do të lehtësojë presionin mbi strehimin. Ekonomistët paralajmërojnë se premtimi i tij për të vendosur një taksë më të lartë mbi importet mund të rrisë çmimet.
Taksat
Harris dëshiron të rrisë taksat për bizneset e mëdha dhe amerikanët që fitojnë 400,000 dollarë (305,000 paund) në vit. Por ajo ka shpallur gjithashtu një sërë masash që do të lehtësonin barrën tatimore për familjet, duke përfshirë një zgjerim të kredive tatimore për fëmijët.
Ajo është distancuar nga Biden për taksën e fitimeve kapitale, duke mbështetur një rritje më të moderuar nga 23.6% në 28%, krahasuar me propozimin e tij prej 44.6%.
Trump propozon ulje taksash me vlerë triliona dollarë. Ai thotë se do t'i financojë ato përmes rritjes më të lartë ekonomike dhe tarifave mbi importet. Analistët thonë se të dy planet tatimore do të shtojnë deficitin në rritje, por ai i Trump më shumë.
Aborti
Harris e ka vendosur të drejtën për abort në qendër të fushatës së saj dhe vazhdon të mbështesë legjislacionin që do të garantonte të drejtat riprodhuese në shkallë kombëtare.
Trump ka pasur vështirësi të gjejë një mesazh të qëndrueshëm për abortin. Tre gjyqtarët që ai emëroi në Gjykatën e Lartë gjatë kohës së tij si president ishin vendimtarë në anulimin e të drejtës kushtetuese për abort, një vendim i vitit 1973 i njohur si Roe kundër Ëade.
Imigracioni
Harris kishte për detyrë trajtimin e shkaqeve themelore të krizës në kufirin jugor dhe ndihmoi në mbledhjen e miliarda dollarëve nga sektori privat për të bërë investime rajonale me qëllim ndalimin e fluksit drejt veriut.
Në fund të vitit 2023, një numër rekord njerëzish kaluan nga Meksika, por numrat kanë rënë që atëherë, duke arritur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit. Në këtë fushatë, ajo ka ashpërsuar qëndrimin e saj dhe ka theksuar përvojën e saj si prokurore në Kaliforni, duke ndjekur trafikantët e qenieve njerëzore.
Trump është zotuar të mbyllë kufirin duke përfunduar ndërtimin e murit dhe duke rritur zbatimin e ligjit. Por ai u ka bërë thirrje republikanëve të braktisin një projektligj të ashpër, ndërpartiak për imigracionin, i mbështetur nga Harris. Ajo thotë se do ta ringjallë atë marrëveshje nëse zgjidhet.
Ai ka premtuar gjithashtu dëbimin më të madh masiv të emigrantëve të paligjshëm në historinë e SHBA-ve. Ekspertët i thanë BBC-së se kjo do të përballej me sfida ligjore.
Politika e Jashtme
Harris është zotuar të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Ajo ka premtuar se, nëse zgjidhet presidente, do të sigurojë që SHBA-ja dhe jo Kina të fitojë "garën për shekullin e 21-të".
Ajo ka qenë prej kohësh mbështetëse për të gjetur një zgjidhje mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe ka bërë thirrje për përfundimin e luftës në Gaza.
Trump ka një politikë të jashtme izoluese dhe dëshiron që SHBA-ja të distancohet nga konfliktet në pjesë të tjera të botës. Ai ka thënë se do të përfundonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve përmes një marrëveshjeje të negociuar me Rusinë, një veprim që demokratët thonë se do të inkurajonte Vladimir Putinin.
Trump është pozicionuar si një mbështetës i fortë i Izraelit, por ka thënë pak për mënyrën se si do të përfundonte luftën në Gaza.
Tregtia
Harris ka kritikuar planin e gjerë të Trump për të vendosur tarifa mbi importet, duke e quajtur atë një taksë kombëtare mbi familjet punëtore, që do t'u kushtojë çdo familjeje 4,000 dollarë në vit. Pritet që Harris të ruajë tarifat që administrata Biden-Harris ka vendosur mbi disa importe kineze, si automjetet elektrike.
Trump i ka bërë tarifat një premtim kryesor të fushatës për të mbrojtur industrinë amerikane. Ai ka propozuar tarifa të reja prej 10-20% për shumicën e mallrave të importuara të huaja dhe tarifa shumë më të larta për ato nga Kina.
Ai gjithashtu ka premtuar se do të tërheqë kompanitë që qëndrojnë në SHBA për të prodhuar mallra, duke u ofruar atyre një normë më të ulët të tatimit mbi fitimin e korporatave.
Klima
Si nënpresidente, Harris ndihmoi në miratimin e Aktit të Reduktimit të Inflacionit, i cili ka kanalizuar qindra miliarda dollarë drejt energjisë së rinovueshme, kredi dhe programe zbritjeje për automjetet elektrike.
Megjithatë, ajo ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj ‘fracking’, një teknikë për nxjerrjen e gazit dhe naftës që kundërshtohet nga ambientalistët.
Trump, ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, shfuqizoi qindra masa mbrojtëse për mjedisin, duke përfshirë kufizimet mbi emetimet e dioksidit të karbonit nga termocentralet dhe automjetet. Në këtë fushatë, ai është zotuar të zgjerojë shpimet në Arktik dhe ka sulmuar makinat elektrike.
Shëndetësia
Harris ka qenë pjesë e administratës së Shtëpisë së Bardhë, gjatë kohës q¡ janë ulur kostot e ilaçeve me recetë dhe ka vendosur një kufi prej 35 dollarësh për çmimin e insulinës.
Trump, i cili shpesh ka premtuar të shfuqizojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (Affordable Care Act), ka thënë se nëse zgjidhet, do ta përmirësojë atë, pa ofruar specifika. Ky akt ka qenë vendimtar për sigurimin shëndetësor të miliona njerëzve të tjerë.
Ai ka bërë thirrje për trajtime të financuara nga taksapaguesit për fertilitetin, por kjo mund të hasë në kundërshtimin e republikanëve në Kongres.
Ligji dhe Rendi
Harris ka tentuar të theksojë përvojën e saj si prokurore, në kontrast me faktin që Trump është dënuar për një krim.
Trump është zotuar të shkatërrojë kartelet e drogës, të godasë dhunën e bandave dhe të rindërtojë qytetet e drejtuara nga demokratët që, sipas tij, janë të mbushura me krim.
Ai ka thënë se do të përdorte ushtrinë ose Gardën Kombëtare, një forcë rezervë, për të trajtuar kundërshtarët që i quan "armiq të brendshëm" dhe "të çmendurit e majtë radikalë" nëse ata prishin zgjedhjet.
Armët
Harris e ka bërë premtim kyç parandalimin e dhunës me armë, dhe ajo me Tim Ëalz të dy pronarë armësh, shpesh mbështesin ligje më të rrepta. Por zgjerimi i kontrolleve ose ndalimi i armëve do të kërkojë ndihmën e Kongresit.
Trump e ka pozicionuar veten si një mbrojtës të vendosur të Amendamentit të Dytë, e drejta kushtetuese për të mbajtur armë. Ndërsa iu drejtua Shoqatës Kombëtare të Armëve në maj, ai tha se ishte miku i tyre më i mirë.
Marjuana
Harris ka bërë thirrje për dekriminalizimin e marijuanës për përdorim rekreativ. Ajo thotë se shumë njerëz janë dërguar në burg për posedimin e saj dhe tregon për numrat joproporcionalë të arrestimeve për burrat me ngjyrë dhe latinë.
Trump ka zbutur qasjen e tij dhe ka thënë se është koha për të përfunduar "arrestimet dhe burgosjet e panevojshme" të të rriturve për sasi të vogla marijuanë për përdorim personal./BBC