Zgjedhjet presidenciale në SHBA po prishin harmoninë në familjet amerikane, e paraqet kështu situatën agjensia e lajmeve Reuters periudhën parazgjedhore.
Mayra Gomez 41 vjeçe është shprehur se pas vendimit të saj për të votuar Donald Trump, ka deklaruar se i biri do të shkëpusë marrëdhëniet me të ëmën nëse bën një gjë të tillë. Gruaja theksoi se diskutimi i fundit mes tyre ishte aq i tensionuar, sa nuk është e sigurtë nëse do të rikthehen në një marrëdhënie normale pas zgjedhjeve.
“ Dëmi është kryer. Në mendjet e njerëzve, Trump është një monster. Është i mërzitshëm. Këtu janë shumë njerëz që nuk më flasin më, dhe jam e sigurtë që kjo nuk do të ndryshojë,”tha Gomez.
Ajo nuk është e vetmja e cila ka patur tensionim të marrëdhënieve me familjarët dhe miqtë, në të njëjtën situatë gjenden Jacquelyn Hammond, Sarah Guth apo Bonnie Coughlin.
Trump është një figurë e cila shkakton reagime kontraversiale në shoqëri, demokratët dhe kritikë të tjerë e shohin atë si një kërcënim për demokracinë, si një gënjeshtar dhe racist i cili keqmenaxhoi pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Akuza të hedhura poshtë nga Trump.
Histori të tilla në prag të zgjedhjeve presidenciale, mund të kenë ndikim tek elektorati i pavendosur duke ndryshuar kështu fatin e zgjedhjeve.