Gara e kandidatëve republikanë për të kryesuar shtëpinë e bardhë për vitin 2024 po bëhet gjithë edhe më e fortë. Mes rivalëve të tij, në sondazhet e bëra deri më tani ish-presidenti Donald Trump kryeson.
SHBA- Kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara, janë bashkuar për herë të parë në një skenë në Ajoa, ku 13 kandidatëve u është dhnënë nga 10 minuta për të folur dhe për të prezantuar kandidaturën e tyre.
Sakaq, sondazhet e deritanishme tregojnë se Trump udhëheq në garën e republikanëve për ta fituar nominimin e partisë dhe për të vazhduar garën për president.
Ai u ka thënë pjesëmarrësve se është kandidati i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe ka sugjeruar se kjo është arsyeja e vetme pse po përballet me padi civile dhe penale.
Trump ka insistuar edhe muaj më parë se do të vazhdojë të garojë për president, edhe nëse dënohet nga autoritetet e drejtësisë. Në darkë kanë marrë pjesë 1.200 persona dhe të gjithë konsiderohen me ndikim të madh në atë se kush do ta fitojë nominimin e republikanëve.
Ngjarja e së premtes vjen një ditë pas zgjerimit të akuzave kundër Trumpit, për mënyrën se si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Ai mund edhe të paditet në Uashington, nën dyshimet se ka bërë përpjekje që ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden.
Komente

NJERI ME TE SHEMTUAR NUK EKZISTON NE BOTE...I SHKRETI KY
Përgjigju