Bota

Zgjedhjet në Shqipëri në fokus të mediave ndërkombëtare! Fitorja historike e Ramës dhe mosmbatja e premtimit të Metës për t'u dorëhequr, rrëmbejnë titujt e parë!

28 Prill 2021, 13:27| Përditesimi: 28 Prill 2021, 17:27

  • Share

Partia Socialiste ka siguruar mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, duke fituar gati gjysmën e votave dhe vendet e mjaftueshme për të qeverisur e vetme vendin, duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Në një artikull të Al Jaezeera, u theksua se Rama gjatë mandatit të tij të tretë do të fokusohej në kthimin e vendit në lider të turizmit në Ballkan.  

"ëndrra ime është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë kampion Ballkanik, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime digjitale cilësore dhe të pa korruptueshme," u tha Rama mijëra mbështetësve në qendrën e Tiranës.

Në artikullin e Reuters për zgjedhjet në Shqipëri u theksua edhe njëherë premtimi i kryeministrit se do të jetë kryeministër i të gjithëve jo vetëm i elektoratit të majtë.

"Unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më garantuan mandatin e tretë," u tha Rama mbështetësve të tij.

Al Jaezeera ka theksuar se edhe pse duhet të ishte një nga faktorët unifikues të vendit presidenti ka qenë një faktor ndarës.

“Meta, gruaja e së cilës drejton partitë aleate me demokratët, e cila arriti rezultate të dobëta në zgjedhje, kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen nëse Socialistët fitonin zgjedhjet në një garë të drejtë. Të martën, ndryshe nga retorika e javëve të fundit ai me një ton më neutral, u kërkoi të gjitha palëve të tregonin "pjekuri dhe gjakftohtësi", thuhet në artikullin e Al Jaezeera.

Por ka thekuar se pika kryesore e fushatës ishte përplasja e personaliteteve midis Ramës, Bashës dhe Presidentit Ilir Meta. Rama akuzonte dy rivalët e tij se nuk kishin politika, vetëm një mani për ta hequr qafe atë dhe ata akuzonin Ramën për manipulim të votave dhe korrupsion.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?