Magdalena Andersson

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson pranon humbjen! Jep dorëheqjen para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve

14 Shtator 2022, 19:58| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 21:10

  • Share

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson është dorëhequr përpara shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme. Vendimi i saj vjen pasi pritet që e djathta ekstreme të fitojë garën elektoralë dhe demokratët suedezë do të bëhen pjesë e qeverisë për herë të parë.

Andersson tha se është e rëndësishme që Suedia të ketë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur. Udhëheqësi i Demokratëve nacionalistë të Suedisë, Jimmie Akesson, shpalli fitoren dhe u zotua se do të vënë interesin e Suedisë para gjithçkaje. Andersson, u bë kryeministrja e parë femër e vendit u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen mëngjesin e të enjtes.

Kreu i koalicionit të së djathtës, Ulf Kristersson do të bëhet Kryeministër i Suedisë nëse rezultatet konfirmohen. Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare me vota të numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, koalicioni i djathtë/ekstrem i djathtë i udhëhequr nga konservatori Ulf Kristerson merr 176 vende, krahasuar me 173 për koalicionin e majtë të udhëhequr nga Anderson.

"Tani do të filloj punën për formimin e një qeverie të re që mund t'i kryejë detyrat, një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët," tha Kristersson.

Rezultati ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.

Komento

Komente

  • Aliu: 14/09/2022 20:44

    Modeli që duhet të ndjekin gjithë plehrat e poltikës shqiptare, të cilët nuk japin dorëheqje edhe kur i kap gafil duke vjedhur, duke grabitur, duke abuzuar me pushtetin etj etj etj.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 14/09/2022 20:33

    Nga rezultati qe do te shpallet sonte,pritet qe 349 vendet ne parlament,te ndahen 174 vende per bllokun e majte & qendres dhe 175 per te djathten,perfshire ekstremin e djathte ´Demokratet Suedeze.Pra ne ate vend "pushtetin" e vendos NJE vote me shume !! Mgjse Demokratet Suedeze (partia e ekstremit te djathte) jane tashme forca e dyte politike ne vend,pas Social Demokrateve,nuk ka asnje shans qe ata te ngarkohen per formimin e qeverise se re dhe te kryeminitri ti perkase kesaj force.Dukshem Qeveria do te formohet nga blloku i djathte,me kryeminister nga partia Moderate (Carl Bild i perket kesaj force politike),por natyrisht patia e Demokrateve Suedeze do te siguuroje disa avantazhe ne programin e qeverise se re.Pra,zgjedhje me diference NJE VOTE,pranohen pa u shpallur rezultati final !! Sa laaaarg jemi ! Lymi Tutit

    Përgjigju
    • Den: 14/09/2022 20:50

      Po,pra pse tani e merr vesh sa larg jemi?kur para disa qindra vjetesh suedezet kishin shtetin e tyre dhe modern per kohen ,ne shpellat e viçidolit ,paraardhesit e berishes hidhnin valle si indianet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?