Zgjedhjet në Tajvan, fiton Lai Ching, ‘problematiku’ i Kinës

13 Janar, 14:54| Përditesimi: 13 Janar, 15:43

  • Share

Në Tajvan, ku u mbajtën një prej zgjedhjeve më të rëndësishme në rang global, tashmë rezultati është i qartë.

Lai Ching, i cilësuar nga Pekini si problematik, do të jetë presidenti i ardhshëm i Tajvanit, pasi rivali i tij më i afërt pranoi humbjen. Lai është etiketuar si një ngatërrestar nga Kina, e cila paralajmëroi qytetarët e Tajvanit të mos votonin për të, teksa kandidati tjetër në zgjedhje kishte premtuar lidhje më të mira me Pekinin dhe paqe në ngushticën e Tajvanit.

Me këtë votim, Tajvan hedhin poshtë kërcënimet kineze dhe i japin partisë në pushtet një fitore historike presidenciale të tretë radhazi.

I kujdesshëm me fjalët, duke i zgjedhur ato me kujdes, Lai ofroi dialog dhe bashkëpunim të bazuar në respektin reciprok.

Megjithatë ai e theksoi se "është i vendosur të mbrojë Tajvanin nga kërcënimi dhe frikësimi i vazhdueshëm nga Kina dhe do të ruajë status quo-në ndër ngushticat”

Lai, i cili prej vitit 2020 ka qenë zëvendëspresident, lufton për një Tajvan të pavarur dhe me identitet të ndarë kombëtar nga Kina. Tajvani ka qenë tregim i suksesshëm demokratik prej se i mbajti zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1996, pas disa dekadave vuajtjeje kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.

Ishull demokratik pretendohet si territor nga Kina kontinentale dhe nuk ka njohje ndërkombëtare si vend Para zgjedhjeve, Kina vazhdimisht e ka dënuar Lain si një separatist të rrezikshëm dhe i ka hedhur poshtë thirrjet e tij të vazhdueshme për bisedime.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?