Mbledhja e Komisionit Rregullator

Politikë

Zgjedhjet në Tiranë/ Opozita i ‘bllokon’ në KQZ, nuk miratohen aktet për 9 nëntorin, ‘topi’ në Kolegj

6 Tetor, 20:26| Përditesimi: 6 Tetor, 20:33

  • Share

Anëtarët e opozitës në KQZ kanë bllokuar përkohësisht punën që në Tiranë të mbahen zgjedhjet më 9 shtator. Dy anëtarët e Komisionit Rregullator, Muharrem Cakaj dhe Helga Vukaj votuan kundër akteve që përcaktonin fletën e votimit dhe afatet e fushatës, pasi kërkuan që 5 bashkitë e tjera, të ndahen nga Tirana.

Helga Vukaj, anëtare e propozuar nga PD tha se është fakt publik se ka ankim në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, ndaj KQZ nuk mund të miratonte dokumente zgjedhjesh për 9 nëntorin, pa u shprehur më herët Gjykata Kushtetuese.

Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator dhe se kjo tryezë nuk mund të gjykonte mbi ligjshmërinë e dekretit të Presidenti.

“Kemi vetëm një dekret, po të ishte ndryshe Presidenti do të kishte nxjerrë 6 dekrete. Jam në dijeni për ankimin në Kushtetuese, por ne jemi vënë në lëvizje për dekretit, dhe dekreti nuk është pezulluar automatikisht. Ne nuk mund të paragjykojmë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Ne sot kemi në fuqi një akt të zbatueshëm, si dekreti i Presidenti', tha Nano. 

'Duhet të marrim në vlerësim situatën faktike. Duhet të ruajmë parimet e shtetit së drejtës. Kemi njoftim publik se ka ankim në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj. Nuk mund ta kapërcej si juriste këtë realitet. Në këtë Komision, në vitin 2019 është marrë nën shqyrtim një dekret presidenti. Më duhet t’i referohem asaj praktike. Kërkoj që procesi për bashkinë Tiranë të ndahet më vete', tha Helga Vukaj.

2 anëtarët e opozitës votuan kundër, dhe aktet nuk u miratuan. Vendimmarrja do i kalojë Kolegjit Zgjedhor, sepse duhen 4 vota për akte si ky. Dokumentet që dështuan të miratohen përfshinin: Afatet e fushatës, Karakteristikat e fletës së votimit dhe Identifikimin elektronik.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?