Del lista e fituesve për zgjedhjet në universitete, Arben Gjata zgjidhet rektor i Universitetit të Mjekësisë (E PLOTE)

31 Korrik 2020, 11:36| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 15:24

  • Share

Nga 12 rektorë, vetëm 5 kanë ndryshuar, 7 janë rikonfirmuar. Lista e fituesve të kandidatëve për dekan dhe rektor në universitete në Tiranë dhe rrethe është publikuar ditën e sotme. Përveç Universitetit të Tiranës dhe Bujqësorit, të gjithë kandidatët e tjerë janë rirzgjedhur në kryeqytet. Arben Gjata është zgjedhur rektor i Universitetit të Mjekësisë dhe rektori Universitetit të Bujqësisë është Fatbardh Sallaku.

Gjata doli fitues në zgjedhjet në universitete që u mbajtën ditën e djeshme. Prof. Dr. Arben Gjata është kreu i Kirurgjisë e përgjegjës për burimet njerëzore gjatë epidemisë së COVID-19. Kurse në rrethe janë publikuar emrat e dekanëve të fakulteteve, pas zgjedhjes së rektorëve ditën e djeshme.

Zgjedhjet e këtij viti janë realizuar në një situatë të pazakontë për shkak të përhapjen së pandemisë së COVID-19. Procesi i votimit është realizuar nën masa të rrrpta anti-covid, me matje temperature, dezinfektim në hyrje dhe mbajtje maskash.

Lista e plotë e fituesve për rektor në Tiranë:
Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata-i rizgjedhur
Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari-i rizgjedhur
Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi-i rizgjedhur
Universiteti i Sporteve: Agron Kasa
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari

Rektorët në rrethe
Rektor në Universitetin e Durrësit, Kseanela Sotirofski-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Gjirokastrës, Bektash Mema-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Shkodrës, Suzana Golemi
Rektor në Universitetin e Vlorës, Roland Zisi-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Korcës, Dhimitër Bello
Rektor në Universitetin e Elbasanit, Skënder Topi-i rizgjedhur

Lista e fituesve për dekan në Tiranë
Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule-i rizgjedhur
Fakulteti i Shkencave Sociale: Edmond Rapti-i rizgjedhur
Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi
Fakulteti i Gjuhëve të huaja: Artur Sula-i rizgjedhur
Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule-i rizgjedhur
Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku
Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci
Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laci

Në zgjedhjet e djeshme votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.

Shumë prej pedagogëve i kanë kundërshtuar këto zgjedhje, sepse shumë prej studentëve nuk kanë mundur që të shkojnë që të votojnë për shkak të situatës së COVID-19, duke mos krijuar mundësinë e të drejtës së votës.

Ora 13:47
Në Universitetin 'Ismail Qemali' në Vlorë rikonfirmohen në detyrë 3  dekanët e fakulteteve

Pas zgjedhjeve në Universitetin Ismail Qemali,  Roland Zisi është rektori i rikonfirmuar për herë të dytë në krye të Rektoratit të universitetit të Vlorës .Pas përfundimit të procesit votues dhe numërimit të votave sipas komisionit institucional zgjedhor pranë Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, prof.dr i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar  125 vota ndaj 55 votave të kandidates  për rektor prof. dr.   Yllka Stramarko dhe 15 votave te Kandidatit prof dok Shyqyri Hysi. Zisi  ka fituar në  të katër fakultetet e  universitetit Ismail Qemali. Sipas informacioneve pas numërimit 2 vota u lexuan te pavlefshme.

Edhe në zgjedhjet për dekanë u rikonfirmuan në detyrë 3  ish-dekanët. Në fakultetin ekonomik është rikonfirmuar prof. Albert Qarri, në fakultetin e Shkencave Teknike prof. Hajdar Kicaj,  në fakultetin e Shëndetësisë publike është prof. Aurela Saliaj ndërsa në fakultetin e Shkencave Humane prof . Armela Panajoti ka fituar ndaj kandidates Meri Gjoleka ,duke u zgjedhur në mandatin e saj të parë Zgjedhjet e 30 korrikut për autoritetet drejtuese ndryshe nga zgjedhjet e shkuara veç mjetit të identifikimit, votuesve u është  matur  temperatura para hyrjes në dhomën e fshehtë të votimit  dhe  janë  pajisur  më tej me maska dhe doreza si  masa këto te  nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusi.

Ora 13:25
Publikohen emrat e 5 dekanëve në Universitetin 'Aleksandër Moisiu' në Durrës

Universiteti 'Aleksandër Moisiu' në Durrës ka zgjedhur dekanët e 5 fakulteteve përmes zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme. Griselda Abazaj  është zgjedhur dekane e Fakultetit të Edukimit, Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit, Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Lindita Mukli në  Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Osman Metalla në Fakultetin e  Studimeve Profesionale. Ditën e djeshme Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e  Durrësit pas zgjedhjeve. 

Ora 13:15
Dalin emrat e dekanëve fitues të fakulteteve në Universitetin 'Fan S. Noli' në Korçë

Universiteti Fan S. Noli në Korçë ka nxjerrë emrat e dekanëve fituesë për 3 fakultete. Në Fakultetin e Ekonomisë është zgjedhur dekane Ledina Alolli, në Fakulteti e Mësuesisë dekane është zgjedhur Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Bujqësisë Gjergji Mero. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave. Zgjedhjet për dekan në ketë fakultet,sipas rregullit do te zhvillohen serish pas 2 javësh.

Ditën e djeshme që prej orës 8:00 të mëngjesit në Universitetin Fan Noli në Korçë, u realizua procesi i votimit, ku u zgjodh Dhimitër Bello rektori i ri i universitetit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?