Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës 5 persona për shpërdorim detyre në lidhje me procesin zgjedhor në Universitete. Mes të kallëzuarve janë Majlinda Keta dhe anëtarët e tjetër të KIZ , Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.
Në kallëzimin e rektorit Koni ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij” .
Sipas Konit , 5 të kallëzuarit janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.