Zgjidhet rektori i ri i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj fiton garën përballë dy kandidateve të tjera

21 Qershor, 12:58| Përditesimi: 21 Qershor, 18:47

  • Share

Është mbyllur procesi i numërimi të votave për të zgjedhur drejtuesin e ri në universitetin Luigj Gurakuqi, në Shkodër, ku Tonin Gjuraj është zgjedhur rektori i ri.

Ai ishte në garë me 2 kandidate femra: Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja.

Ndërkohë, më herët në një prononcim për media, kandidati Tonin Gjuraj hodhi akuza se procesi ka parregullsi, ndërsa theksoi se është cenuar integriteti i garës në këto zgjedhje.

“Ajo që konstatoj është që procesi në pamje  të parë duket normal, por unë jam i disavantazhuar në këtë garë, sepse është cenuar integriteti i kësaj gare. Jam në një situatë të pabarabartë, ligji pranon kandidatin për rektor nga jashtë institucionit dhe mua s’ më lejohet që të kem vëzhgues që vijnë nga jashtë institucionit dhe kanë refuzuar çdo kërkesë timen. Unë jam detyruar që të gjej vëzhgues student, por  edhe këta nuk janë miratuar të gjithë”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?