Zgjedhjet në veri të Kosovës, Elezi në Report Tv: Kurti duhet t’u ofrojë qytetarëve siguri! Qëndrimi inkurajues i Serbisë mund të rinxisë tensionet

17 Prill 2023, 18:34| Përditesimi: 17 Prill 2023, 18:47

  • Share

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës duket e qetë edhe pse priten zgjedhje, megjithatë duhet që qeveria e Kosovës të sigurojë qytetarët që institucionet janë të sigurta.

Ky ka qenë opinioni i ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj.

Ai u shpreh se një mënyrë për të shmangur tensionet që u has veriu i Kosovës në dhjetorin e kaluar do ishte bindja e qytetarëve se do të ketë siguri.

“Fillimisht duhet të ofrojë kushte sigurie për mbajtjen e zgjedhjeve. Do ishte mire që Kurti të shkonte në Veri për të bindur qytetarët që ka siguri. Nëse kanë frikë të shkojnë në veri, i bie që siguria na qenka problem dhe s’i garantojmë dot qytetarët.”- tha Elezi në Report Tv.

Sa i përket qëndrimit të Serbisë lidhur me këto zgjedhje, Elezi u shpreh se ka qenë qëndrim inkurajues dhe se më anë të tyre mund të nxiten sërish tensionet.

“Beogradi zyrtar ka qenë inkurajues për serbët dhe grupet e strukturat e caktuara. Referuar këtyre deklarove, kemi parë që po inkurajohen për mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe po bëhet thirrje për unifikim që mos të realizohen zgjedhjet. Dhe këto deklarata do tensionojnë edhe më tutje.
Ka një numër të vogël të forcave të policisë së Kosovës në veri dhe nuk është i mbuluar i gjithë territori. Dhe duhet të kemi forca të shtuara dhe gjatë zgjedhjeve duhet të ketë për të siguruar jetët e zyrtarëve të institucioneve dhe për siguri për çdo qytetar që do i drejtohet kutive të votimit.”- tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që më 14 prill të miratojë listën me qendrat e votimit. Deri më tani është votuar në shkolla, por këtë herë shanset për këtë janë pothuajse joekzistente sepse ato kontrollohen nga sistemi serb në veri, i cili i kundërshton zgjedhjet. Qendrat alternative si dhe stacionet policore po ashtu janë përmendur si vende të mundshme që mund të shndërrohen në qendra të votimit.

Zgjedhjet po mbahen pasi kryetarët e komunave në veri, bashkë me serbë të tjerë, në nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Zgjedhjet fillimisht ishin menduar të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?