Brunilda Haxhiu, Nënsekretare e Përgjithshme e PL

Politikë

Zgjedhjet/ Nënsekretarja e PL-së thirrje për të votuar Ilir Metën! Haxhiu: Të mos shkosh për të votuar, do të thotë të lësh bandën e qeverisë në pushtet

6 Maj, 14:39| Përditesimi: 6 Maj, 14:43

  • Share

Partia e Lirisë, si pjesë e koalicionit PD-ADSHM, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në javën e fundit.

Zv/sekretarja e kësaj partie, Brunilda Haxhiu, doli sot në një konferencë për mediat, ku deklaroi se “fitorja e opozitës së bashkuar është më pranë se kurrë”, teksa kërkoi votë për kryetarin e partisë Ilir Meta, i arrestuar prej 21 ttorit 2024.

“Tani është momenti të angazhohemi maksimalisht, të shfrytëzojmë çdo kontakt, çdo të njohur, çdo mik dhe të afërm. T’u shpjegojmë miqve tanë se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbështet familjen dhe njerëzit në nevojë. Askush nuk do të jetë i braktisur nga shteti me Paketën e Dhembshurisë, e cila do të aktivizohet brenda 100 ditëve të para”, deklaroi ajo, duke lexuar një nga pikat kryesore të programit të lakuar nga kreu i PD, Sali Berisha.

Ajo i bëri thirrje ede administratës shtetërore, mjekëve dhe mësuesve, që të mos ketë frikë nga patronazhistët.

“I dashur nëpunës i administratës shtetërore, mos ki frikë të votosh i lirë! E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të mbetet peng i frikës, presionit dhe patronazhimit. Ditën e votimit je i lirë të japësh përgjigjen e merituar ndaj arrogancës së qeverisë. I dashur mësues, mjek, voto që të trajtohesh dhe paguhesh me dinjitet dhe jo të përdoresh në fushata zgjedhore! Voto për arsim cilesor, shkolla të sigurta dhe shërbim shëndetësor të aksesueshëm nga të gjithë”, ha Haxhiu.

Dhe në fund një thirrje për pensionistët, që të votojnë për pensione më të larta dhe rritje të tyre me 20%, çmime të ulëta të energjisë dhe rimbursime të ilaçeve.

“Pjesëmarrja në votim është përgjegjësi qytetare. Të mos shkosh të votosh, do të thotë të lësh në pushtet bandën që ju ka varfëruar në ekstrem. Vota e secilit vlen. Të votosh do të thotë të bësh ndryshimin. Voto numrin një, votoni Ilir Metën”, mbyllet thirrja elektorale e zv/sekretares së PL-së.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?