25 500 fletët e para të votimit fluturuan për në diasporë. Ato ju takojnë të gjithë votuesve të regjistruar në qarkun Berat dhe Dibër.
Zarfet e paketuar në një punë zinxhir mes punonjësve të KQZ dhe të kompanisë postare, transportohen dhe futen në thasë me kode sigurie, të ndarë sipas shteteve. Çdo ditë avioni i DHL do të fluturojë nga Tirana në Lajpcing të Gjermanisë, aty ku kompania i shpërndan në mbarë botën.
Zarfet e Beratit dhe Dibrës janë nisur kryesisht në Itali e Greqi dhe pritet që të jenë në duart e votuesve brenda kësaj të marte. Në përfundim janë edhe zarfet për votuesit e qarkut Durrës e më pas me radhë, do të dërgohen çdo ditë të gjitha pakot që do të jenë gati.
Sipas këtyre pritshmërive, ne do të kemi këtë javë votuesit e hershëm, të cilët do të votojnë pa pritur ditën e votimit në 11 maj, fenomen ky që nuk ishte parë në Shqipëri.
Fletët e votimit do të kthehen pas në KQZ, por ato nuk do të hapen deri më 11 maj. Vetëm kur të nisë numri i votave brenda vendit, ditën e zgjedhjeve, do të nisë në KQZ edhe numërimi i votave të diasporës.
Psh, kur të hapet kutia e parë e votave të qarkut Shkodër për numërim, në të njëjtën kohë në Parkun Olimpik do të hapet dhe kutia e votave nga jashtë për qarkun Shkodër.
I vetmi problem i hasur deri më tani nga KQZ, është ai i 16 votuesve që jetojnë në Rusi dhe 1 në Iran. Kompania postare nuk do lejohet të shkojë në këto dy shtete, pasi për arsye politike Evropa ju ka vënë sanksione këtyre vendeve. Megjithëkëtë, po shihet mundësia e bashkëpunimit me kompani të tjera partnere.
Procesi i shpërndarjes pritet të mbyllet brenda 25 prillit.
Këto janë pamjet nga përgatitjet e fundit të zarfeve me fletët e votimit që u nisën sot për diasporën.
Bëhet fjalë për 25 500 fletë votimi që u takojnë votuesve të regjistruar në qarkun Berat e Dibër.
Zarfet e Beratit dhe Dibrës janë nisur kryesisht në Itali e Greqi, dhe pritet që të jenë në duart e votuesve brenda kësaj të marte.
Komente
