Politikë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e qarqeve Korçë dhe Vlorë

6 Maj, 13:44| Përditesimi: 6 Maj, 16:17

  • Share

Ka nisur këtë të martë shpërndarja e materialeve zgjedhore në 7 KZAZ-të e qarkut të Korçës, përkatësisht për 422 qendra votimi. 

Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve po administrojnë kutitë e votimit së bashku me fletët e votimit, vulat, kamerat e qendrave te votimit dhe pajisjet PEI. Shpërndarja e tyre në qendrat e votimit pritet të kryhet ditën e shtunë një ditë para zgjedhjeve parlamentare. 

“Sapo kanë mbërritur materialet zgjedhore në KZAZ 70, Bashkia Pogradec. KZAZ-ja është e plotësuar me anëtarë, pritet të evidentohen 106 qendrat e votimit dhe të shtunën, sipas ligjit, do të nisë shpërndarja e materialeve.  Janë ngritur komisioneret e qendrave të votimit, të cilët do të paraqiten për të marrë materialet e votimit ditën e shtunë.”, thotë kryetari i KZAZ 70 në bashkinë Pogradec, Mondi Mekolli.

Ora 15:57
Mbërrijnë në KZAZ-të e Vlorës materialet paraprake zgjedhore për procesin e 11 majit

1746540157_wagtseagsgse.JPG

Në KZAZ nr. 84, e vendosur pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali", kanë mbërritur tashmë pajisjet për procesin e numërimit, por edhe për vëzhguesit. Ndërsa në vijim pritet edhe mbërritja e kutive të votimit, të cilat më pas, gjatë së shtunës, do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit.

Ervin Shakaj, kryetar i KZAZ nr. 84, ka konfirmuar se janë 68 qendra votimi në këtë KZAZ, që përfshijnë të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Vlorë. Përveç mbërritjes së materialeve zgjedhore, janë inspektuar të gjitha qendrat e votimit, si dhe është bërë përcaktimi i komisionerëve.

Bashkia Vlorë ka katër KZAZ: numrat 84, 85, 86 dhe 87, të vendosura pranë palestrës së shkollës "Ismail Qemali", palestrës së gjimnazit "Ali Demi" dhe në Pallatin e Sportit në Vlorë.

Xh.D/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?