Politikë

Nis paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë! Celibashi: Postieri 3 herë në adresën e emigranti, lë shënim! Zarfet qëndrojnë në postë deri më 4 maj

10 Prill, 10:13| Përditesimi: 10 Prill, 15:31

  • Share

TIRANË- Ka nisur në Tiranë, vulosja e 245 953 fletëve të votimit për në diasporë. Në 12 tavolina, nga një për secilin qark, një punonjës i KQZ vulos, dhe dy të tjerë i fusin fletët në zarfin A, i cili është unik për të gjithë zgjedhësit.

Pasi të përfundojë mbyllja e fletëve të votimit në zarfin A, do të futen në zarfin B, i cili është i personalizuar për çdo zgjedhës. Pastaj bashkë me udhëzuesin dhe numëratorin e postës, do të futen në zarfin postar. 120 persona do të punojnë me tre turne, me ambicien që paketimi i seteve zgjedhore të përfundojë për 1 javë. Sipas Kreut të KQZ-së, zarfet e parë, pritet të shpërndahen të hënën.

“Mendojmë ta mbyllim brenda kësaj jave, nesër të përfundojë procesi i vulosjes së fletëve të votimit, procesi po ecën pak ngadalë, janë edhe emocionet stafit për shkak të përgjegjësisë, kujdesi që duhet të tregojnë. Me shumë mundësi nesër deri nga mesnata do përfundojë vulosja e fletëve të votimit, pastaj të vazhdojmë me futjen e zarfit A tek zarfi B dhe më pas të zarfi i operatorit të shërbimit postar. Nëse përfundojmë këtë procesi e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor do të fillojmë edhe procesin e dërgimit dhe shpërndarjes për atë që sasi kemi bërë gati. S’do presim ta bëjmë gati komplet sasinë, por pjesë-pjesë sipas destinacionit”, thekson Celibashi.

Për shqiptarët në Evropë, pakoja zgjedhore do të mbërrijë maksimumi deri në 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera, jo më vonë se data 25 prill. Postieri ja dorëzon zarfin personalisht vetëm votuesit.

“Do shkojë herën e parë dhe nëse nuk e gjejnë në banesë, do i lërë një shënim që erdha nuk iu gjeta dhe do i lërë orarin kur postieri mendon se do shkojë herën e dytë, do i lërë një shënim edhe për herë e tretë dhe nëse nuk përputhen sërish oraret, do i lihet një shënim duke i thënë që dokumentacioni zgjedhor i dërguar nga KQZ gjendet në zyrën postare numër kaq dhe mund të vini ta tërhiqni zarfin", tha Celibashi. 

Megjithëkëtë, posta nuk do ta mbajë gjatë zarfin zgjedhor në zyrat e saj.

"Ende se kemi vendosur, sepse duhet të llogarisim dhe kohën që duhet për tu kthyer zarfi mbrapsht në Shqipëri, do duhen 4 ose 5 ditë për ta kthyer mbrapsht, po shohim mundësinë që ata ta mbajnë deri në datën 3 ose 4”, tha Celibashi.

Celibashi thekson se vota e emigrantëve digjet, në rast se ajo futet në territorin e Shqipërisë pas datës 11 maj ora 19:00.

“Çdo zarf që ka në vulën e hyrjes në momentin që futet në Shqipëri ka një orë dhe datë mbas 11 majit 19:00 nuk i nënshtrohet procesit të vlerësimit dhe numërimit. Duhet që çdo zarf të mbërrijë para datës 11 maj ora 19:00”, thekson Celibashi.

Çfarë ndodh pasi e plotësuat fletën e votimit dhe e futët në zarfet e KQZ-së? Celibashi i shpjegon votuesve të diasporës se mjafton të telefonojnë postierin dhe ai do shkojë në banesë që t’u marrë zarfin.

"Në momentin që përfundon procesi i votimit, e fut fletën e votimit tek zarfi A, zarfin A tek zarfi B dhe më pas zarfin B tek zarfi i postës. Në momentin që përfundon votën dhe e ka organizuar dokumentacionin, telefonon postën, në zarf do jenë numrat. S’ka nevojë të dalë votuesi nga shtëpia, merr në telefon postierin dhe i thotë jam gati eja merre fletën e votimit”, thekson Celibashi.

Nisja e procesit të përgatitjes së seteve zgjedhore, u monitorua nga afër prej tre partive politike, PS, PD dhe Lëvizja Bashkë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 10/04/2025 11:51

    Unë jam i bindur që mos të kishte zgjedhje fare dhe mos të kishte as president as kryeministër e as kryebashkiak për 100 vitet e fundit,..... Shqipëria sot do ishte më mirë 100 herë! Prandaj pse zgjedhje? Kush?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?