Me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, që do të zhvillohen më 6 mars, ka lindur nevojën e plotësimit të Kolegjit Zgjedhor, që do të vlerësojë procesion zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje. Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, por në të u krijua një vakancë me largimin e Asim Vokshit, i cili u bë gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Me vakancën e krijuar ditën e nesërme Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet në orën 11.00 për hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor.
Aktualisht anëtarë të Kolegjit Zgjedhor janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri.