Ilirjan Celibashi

Politikë

Zgjedhjet/ Në 8 qendra votimi nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

10 Maj, 20:09| Përditesimi: 10 Maj, 20:14

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit. Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht. 

Të dhënat nga KQZ bëjnë të ditur se jo në të gjitha QV do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. Konkretisht, në 8 QV nuk është bërë e mundur kontraktimi i operatorëve për mbarëvajtjen e pajisjes gjatë procesit të votimit.

8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik:
-Shkodër Njësia Administrative Pult
-Njësia Administrative Dropull i Sipërm
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Pogon
-Njësia Administrative Libohovë
-Njësia Administrative Zagorie
-Njësia Administrative Xarrë

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?