Raphael Wornock

Zgjedhjet në Xhorxhia, demokrati Warnock mund republikani Walker

7 Dhjetor 2022, 09:04| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 09:20

  • Share

Zgjedhje në Xhorxhia tani e kanë një përgjigje dhe fitorja është nën emrin e Raphael Warnock. Kandidati demokrat ka fituar zgjedhjet kundër kundërshtarit të tij politik,me bindje republikane, Herschel Walker, i cili është mbështetur publikisht nga Donald Trump. Zgjedhjet kaluan në balotazh, sepse asnjëri nga kandidatët nuk mori më shumë se 50% të votave më 8 nëntor.   

Procesi u cilësua shumë “i rëndësishëm” nga presidenti demokrat Joe Biden, megjithëse balanca e pushtetit në Kongres ishte vendosur tashmë, pasi fitorja e partisë së tij në këtë shtet do të forcojë shumicën e saj në Senat. Ëarnock ka thënë se ishte populli që foli dhe i dha atij fitoren. Gjithashtu, ai ka falenderuar Zotin për fitoren e tij, duke mbajtur edhe një fjalim me terma fetar. 

"Dua të them faleminderit, faleminderit nga thellësia e zemrës sime dhe Zotit qoftë lavdia -" filloi ai, përpara se të ndalonte për një zhurmë miratimi nga turma "- për gjërat e mëdha që Zoti ka bërë. Dhe pas një fushate të vështirë është nderi im të them fjalët më të fuqishme të folura ndonjëherë në një demokraci – populli ka folur.”, tha ai në fjalim. 

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?