Kandidatët shqiptarë për deputet në Greqi, Fatos Malaj dhe Eda Gemi

Kosova & Rajoni
Top 24

Zgjedhjet në Greqi, kush janë dy kandidatët shqiptarë që duan të përfaqësojnë emigrantët

7 Korrik 2019, 09:28| Përditesimi: 7 Korrik 2019, 10:10

  • Share

Për herë të parë në Greqi shqiptarët do të garojnë për të përfaqësuar bashkëkombasit emigrantë të tyre në tokën helene. Fatos Malaj dhe Eda Gemi, dy emigrantë të cilët prej vitesh jetojnë në Greqi garojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për t'u zgjedhur deputetë. 

Të dy kandidatët garojnë në Athinë. Malaj ka avantazhin të jetë kandidat në zonën A të Athinës, e mbipopulluar historikisht nga emigrantët shqiptarë, ndërsa Eda Gemi në zonën perëndimore të kryeqytetit grek. Gemi ishte gjithashtu kandidate zgjedhjet europiane për eurodeputete por nuk ja doli.

Të dy shqiptarët garojnë për Partinë Lëvizja për Ndryshim apo 'Kinima Allagis', një forcë politike e majtë në koalicion me PASOK, e cila është në opozitë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?