Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj i hapur për bashkëpunim me Kurtin

4 Shkurt 2021, 13:10| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 13:15

  • Share

Pas deklaratave të kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj se është i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen, një deklaratë e ngjashme vjen edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.  Haradinaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe dhe së pret bashkëpunime nga cdo parti për koalicion pas zgjedhjeve.

Ai shtoi se nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet ata janë të hapur për bashkëpunim.

“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të. Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë që kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, është shprehur edhe njëherë i bindur se do të arrijë të fitojë më shumë se 50% të vendeve në Parlament dhe nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë.

 “Ne do të kemi një referendum në këto zgjedhje. Sondazhet deri tani Lëvizjen Vetëvendosje e kanë vendosur të parën duke fituar 50 përqind të ulëseve në Kuvendin e Kosovës”.

Duke theksuar edhe njëherë që forca që ai drejton  nuk ka nevojë, për të formuar koalicione dhe se do të drejtojë e vetme vendin.

Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht ditën e djeshme dhe fushatat janë larg turmës dhe zhurmës së zakonshme, për shkak të masave kufizuese kundër COVID-19.

Komento

Komente

  • berti: 04/02/2021 16:46

    Cfar del kur puqen dy gomere.....??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?