Me motot Krejt dhe Drejt, qindra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit po kthehen në Kosovë, për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Nga Gjermania në Kosovë ditën e djeshme kanë ardhur gjashtë autobusë me përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Në videot e shpërndara në internet ata dëgjohen duke thirrur emrin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti.
Autobusët me emigrantë kanë arritur në Kosovë rreth mesnatës përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Ndërkohë që janë bërë publike edhe nisma të shumta nga emigrantë në vende të ndryshme, të cilët pavarësisht masave kufizuese për të parandaluar pandeminë, kanë vendosur të kthehen në Kosovë.